Lajme

Khalid dërgon Prishtinën në finale!

Khalid dërgon Prishtinën në finale!

Vushtrri, 18 prill 2018 - Dy golat e tij, në ndeshjen e parë dhe sot në minutën e 99-të kanë dërguar Prishtinën për herë të 9-të në finale!

Khalid, në finalen e Kupës më 2016 i kishte shënuar dy golat e fitores në përmbysjen e madhe kundër Dritës duke i sjellë trofeun e 5-të të Kupës.

“Falënderoj Zotin. Falënderoj bashkëlojtarët për shpirtin e bashkuar, gjë që na mundësoi finalen. Puna ekipore po i jep frytet e saj. Finalja me Vëllaznimin do të jetë e vështirë, por vetëm të bashkuar mund të fitojmë trofeun”.