Lajme

Klubi ka shqyrtuar ofertën e Genoas

Klubi ka shqyrtuar ofertën e Genoas

Komunikatë nga Bordi drejtues

Prishtinë, 28 korrik, 2017 – Pas ftesës së ardhur nga klubi i madh italian, Genoa, Bordi drejtues i FC Prishtina ka shqyrtuar dhe duke parë të gjitha rrethanat ka marrë vendim.
Së pari falënderon klubin italian Genoa për gatishmërinë e saj që me ndeshje miqësore të nderoj FC Prishtinën që do të duhej të zhvillohej më 6 gusht. Kjo ndeshje, me mirëkuptimin edhe të skuadrës së Genoas, shtyhet për një moment më të volitshëm ku data do të caktohet me rastin e vizitës së përfaqësuesve të klubit Genoa në Prishtinë më 9 gusht.
FC Prishtina iu njofton se shtyrja e datës së zhvillimit të kësaj miqësoreje është bërë për mungesë të infrastrukturës ku do të mund të zhvillohej kjo ndeshje, sepse stadiumi i qytetit ende është në rinovim e sipër.
Ndërsa, alternativa e vetme, stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, me rastin e ndeshjes me Norrkoping, na ka bindur se është shumë vështirë dhe gati e pamundshme të zhvillohet atje. Arsyet janë të shumta si distanca relativisht e madhe,  punimet në rrugë dhe vështirësitë e mëdha që adhuruesit tanë të na ndjekin nga afër.

Andaj, pas përfundimit të punimeve në stadiumin tonë edhe ndeshje do të bëhet e mundur dhe për datën e zhvillimit të kësaj ndeshje ju njoftojmë me kohë.