Lajme

Komiteti Ekzekutiv e shtyn ndeshjen

Komiteti Ekzekutiv e shtyn ndeshjen

Klubi ka pranuar vendim nga kryetari i Komisionit të Garave

Prishtinë, 24 shtator 2020 – Klubi i futbollit FC Prishtina, sot në ora 16:06 minuta, ka pranuar nga kryetari i komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, njoftimin në përmbajtjen si në vijim:


“Ju njoftojmë se Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur ta shtyjë ndeshjen e javës së 3-të të Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, e cila ishte paraparë të zhvillohej të dielën më 27 shtator, në orën 13:30. Këtë vendim KE i FFK-së e ka marrë në interes të futbollit kosovar dhe duke pasur parasysh se Drita është skuadra e vetme që është ende në garat evropiane. Kjo ndeshje do të luhet në një termin tjetër të lirë, i cili do të caktohet më vonë nga Komisioni i Garave”.