Lajme

KONKURS

KONKURS

Prishtinë, 22 dhjetor, 2017

Në pajtim me dispozitat e përgjithshme të Ligjit të Punës: Nr. 03/L-212 dhe me dispozitat e përgjithshme të Ligjit mbi Sportin, Bordi Drejtues i Klubit Futbollistik FC “PRISHTINA” Sh.P.K., në pajtim me statutin, neni 12.22, me datë 22.12.2017, shpallë këtë:

                        KONKURS

Disa TRAJNERË të futbollit për Shkollën e Futbollit FC “PRISHTINA”

Kushtet:

- Të posedojë licencë e UEFA-s
- Diploma, certifikatat e vërtetuara te noteri
- Përvojën si trajner dhe futbollistë

Trajnerët kryejnë këto punë dhe detyra të punëve:

- Hartojnë planet dhe programet në cikël sipas nevojës dhe kërkesës së klubit
- Mbajtja e rregullt e stërvitjeve, evidenca e lojtarëve, të nxënësve të shkollës dhe kryerjen e obligimeve të tyre ndaj shkollës së futbollit.
- Bashkëpunimi korrekt me ndihmëstrajnerët, kryetrajnerin, lojtarët, koordinatorin e shkollës, administratën (përpilimi, analizimi i protokolleve të ndeshjeve)  në dobi të klubit.
-  Angazhimi i plotë në arritjen e rezultateve sportive dhe sukseseve të klubit
-  Pranimi i plotë i rregullave të lojës së futbollit, Statutit, Rregulloreve dhe vendimeve të klubit, FFK-s, FIFA-s dhe UEFA-s.

Të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara do t’i nënshtrohen shqyrtimit fillestar të aplikacioneve të tyre.
*Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet do të përzgjidhen në listën e ngushtë, do të kontaktohen.

Konkursi është i hapur tetë (8) ditë nga dita e publikimit (në uebfaqen zyrtare të klubit dhe në rrjetet sociale)

Dokumentacionet e cituara mund të dorëzohen në administratë dhe nëpër mes adresës postare: Prishtinë, Rr. Rrustem Hyseni Nr.8 (afër Teatrit Dodona, prapa shtëpisë së Bajram Kelmendit).

Tel.kontaktus Tel.Fax +381 38 226 968 Mob:+377 44 327 005