Lajme

Kontrolluese: Lushnja - Prishtina 0:0

Kontrolluese: Lushnja - Prishtina 0:0

Prishtina mbrëmë është rikthyer në kryeqendër

Prishtinë, 29 janar, 2017 - Prishtina ka mbyllur fazën e parë jashtë vendit mjaft të mundimshme. Me papërvojen e hoteleve shqiptare në sezonit e dimrit, futbollistët patën probleme me ftohje e grip, por ia dolën e përballuan dhe mesatarisht mirë e përmbyllën këtë fazë të parë. Futbollistët më nuk kanë probleme me lëndime, përveç Endrit Krasniqit.

Me ndeshjen me Lushnjën (0:0) skuadra mbylli fazën dhe mbrëmë vonë u rikthye në kryeqendër. Futbollistët do të kenë pushim deri të martën meqë rast do të mbahen dy seanca në ditë në Kastriot. Kurse të premten më 3 shkurt, herët në mëngjes skuadra ikën për Antalia të Turqisë.

Kontrolluese:

Lushnja - Prishtina 0:0

Prishtina (4-3-3): Alban Muqiqi (Visar Bekaj) - Lorik Maxhuni, Armend Dallku, Liridon Leci, Ilir Blakqori - Liridon Kukaj (Genc Hamiti), Mergim Neziri (Blend Baftiu), Lorik Boshnjaku (Kastriot Selmani) - Gentrit Begolli (Bleon Sekiraqa), Shend Kelmendi (Gauthier Mankenda), Ahmed Januzi (Basit Abdul Khalid).