Lajme

Kontrolluese: Prishtina - Partizani “B” 5:1

Kontrolluese: Prishtina - Partizani “B” 5:1

Ndeshje nën mesatare e bardhekaltërve

Pezë/Durrës, 25 janar, 2017 - Prishtina po qëndron në Durrës nga e hëna, kurse sot ka zhvilluar njërën prej dy kontrolluesve sa do t’i zhvilloj në këtë fazë përgatitore. Nesër dhe pasnesër do t’i mbaj edhe katër seanca stërvitore, paradite-pasdite, kurse të shtunën skuadra jonë zhvillon duel interesant me vendin e parë në Ligën e parë (kategoria e dytë), Lushnja.

Bardhekaltrit sot patën mjaft shumë probleme shëndetësore, ndërsa shtabi teknik ka provuar edhe skemë ndryshe.

Skuadra pati paraqitje mesatare, pati vend për komplimente, por edhe për kritika, ashtu siç theksoi shefi i shtabit, Lindemann.

Ndërsa, në pjesën e dytë u aktivizua përbërja kryesisht e re, por në sistem loje ashtu siç skuadra ka luajtur në vjeshtë. Por, duhet theksuar paraqitjen brilante të riut, 16-vjeçar, sulmuesi, Bleon Sekiraqa.

Bleon Sekiraqa

Në fakt, ishte skuadra e Partizanit që udhëhoqi e para pas një gabimi në mbrojtjen tonë (Ismajlaj 31’). Por, Prishtina shpejtë barazoi pas krosimit të fort e të saktë nga e majta nga Liridon Leci dhe duelit në ajër të Ahmed Januzit e një mbrojtësi, topi përfundoi në këndin e majtë të portës (35’).

Deri sa skuadra në pjesën e parë luajti me sistem 3-5-2 të modifikuar, në pjesën e dytë u aktivizua përbërje kryesisht e re, dhe luajti me 4-3-3.

Djemtë e ri luajtën më mirë, sidomos sulmuesi, Sekiraqa, i cili shënoi gol mjeshtëror dhe asistoi për golin e dytë.

Zhvillohej minuta e 58-të, kurse Sekiraqa nga e djathta nga mesfusha depërtoi deri në zonë dhe ktheu topin për Khalid, por që nuk ia doli dhe pastaj te Kastriot Selmani që përfundoi aksionin e përkryer.

Në minutën e 65-të, Ilir Blakqori nga e majta harkon në krahun tjetër për Sekiraqën që i ikën pozitës jashtë loje dhe shënon gol mjeshtëror me të majtën (3:1).

Golin e tretë ka shënuar Khalid, pasi më parë nga thellësia e asistoi Donat Hasani, kurse Khalid me depërtim individual u lirua dhe ishte preciz (81’).

Goli i fundit u shënua nga distanca prej Lorik Maxhunit e që ishte gol mjaft i bukur (85’).

Sot munguan përshkak lëndimeve të lehta, Gauthier Mankenda dhe Gentrit Dumani, kurse me grip janë Alban Muqiqi, Lorik Boshnjaku dhe Endrit Krasniqi, kurse edhe Liridon Kukaj ka pësuar një lëndim të lehtë.

Prishtina - Partizani “B” 5:1 (1:1)

Golat: Ahmed Januzi 35’, Kastriot Selmani 58’, Bleon Sekiraqa 65’, Lorik Maxhuni 81’, Basit Abdul Khalid 85’

Formacioni i Prishtinës, pjesa e parë (3-4-1-2: Visar Bekaj - Armend Dallku, Debatik Curri, Liridon Leci - Gentrit Begolli, Genc Hamiti, Atdhe Grajqevci, Mergim Neziri - Blend Baftiu - Shend Kelmendi, Ahmed Januzi.

Formacioni i Prishtinës, pjesa e dytë (4-3-3): Ardit Nika - Lorik Maxhuni, Agon Xhaka, Liridon Kukaj (Mergim Neziri - 72’), Ilir Blakqori - Donat