Lajme

Kristi Vangjeli bardhekaltër

Kristi Vangjeli bardhekaltër

Edhe një ish-futbollist i Kombëtares me përvoje të madhe ndërkombëtare në radhët tona

Mirë se vjen Kristi Vangjeli

35 paraqitje me Kombëtaren dhe 41 ndeshje në Kupat e Evropës me klube

Kristi Vangjeli FC PRISHTINA

Prishtinë, 15 korrik, 2021 - Korçari i lindur më 1985 është futbollistë i dal nga akademia e Aris Selanikut pjesë e së cilës ishte nga viti 2003-2011 dhe 2013/14, Chernomorets Ukrainë 2011-2013, Skënderbeu Korçë 2014-2016 dhe 2016-2019, Astra Giurgiu Rumani 2016, Adelaide Australi 2019 dhe së fundi në KF Tirana 2019-2021.

408 ndeshje në këmbët e tij, prej tyre 41 ndeshje në Kupat e Evropës me klube, 35 paraqitje me Kombëtaren “A” të Shqipërisë.

Futbollist me përvojë të madhe në repartin mbrojtës dhe klubi ynë ka kënaqësinë të pranoj një futbollist të tillë në gjirin e saj.

Vangjeli: Shpresoj që gjithë përvojën dhe forcën në karrierën time t’ia përcjell ekipit

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e klubit më të madh në Kosovë. Ndjehem mirë që do të vazhdoj të  vesh fanellën bardh e kaltër, kjo një kënaqësi më tepër. Vije në një ekip kampion dhe shpresoj që gjithë atë përvojë dhe forcën në karrierën time t’ia përcjell ekipit këtu, të ndihmoj në maksimum, qoftë për të arritur kalimin e turneve në Evropë, qoftë për të arritur prapë objektivin kryesor të klubit, titullin e kampionit”.

“Të them të drejtën, kuptohet, për ardhjen time kanë ndikuar edhe shokët që kam pasur në skuadra si Lilaj, Mici, Abazi e Muça, duke këmbëngulur edhe klubi që të më ketë në radhët e saj, duke shprehur besim në mua plus që është ekip që lufton gjithmonë për titullin e kampionit. Dhe kjo më obligon që të shtyj akoma më shumë forcën time”.

“Sa për moshën time, shpresoj të tregojë vetë fusha moshën time. Besoj se jam dhe ndjehem ashtu sikur verëra sa më e vjetër aq më e mirë. Shpresoj këtë ta tregoj në fushë dhe mos t’ia lë asnjë tifozi apo analisti për të ma përmendur moshën time”.