Lajme

Kryetari Ahmeti nderoi Prishtinën

Kryetari Ahmeti nderoi Prishtinën

Së bashku Matthaus promovuan zyrën e re të klubit

Prishtinë, 19 qershor 2019 - FC Prishtina sot promovoi zyrën e saj të re, ndërsa me prezencën e tij i pari që vizitoi këtë zyrë ishte kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti. Kryetari Ahmeti ishte më meritori që sot pranë klubit solli edhe legjendën e futbollit gjerman, Lothar Matthaus.

Ndërsa, po ashtu, me ndihmën e kryetarit Ahmeti, klubi shumë shpejtë do të pajiset me lejen për ndërtim të fushës së parë stërvitore në kompleksin e klubit në Bërnicë e cila pritet të nis brenda dy javësh.