Lajme

Kryetari Ejupi mysafir i derbit turk, Beshiktash - Sivasspor

Kryetari Ejupi mysafir i derbit turk, Beshiktash - Sivasspor

Stamboll, 19 janar 2020 - Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, është mysafir special i derbit të xhiros së 18-të në futbollin turk në mes Beshiktashit dhe Sivassporit.

Ejupi është mysafir i skuadrës së Beshiktashit.

Kujtojmë se Ejupi ka miqësi të ngushtë edhe me drejtuesit e Sivassporit, derisa vite më parë kjo skuadër qe po udhëheq në Superligën e Turqisë, i ka zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore me FC Prishtinën.   

Përndryshe FC Prishtina sot (e diele) ka zbarkuar në tokën turke ku do të akomoduar në bregdetin e Antalias për përgatitje 11 ditore.

Kryetari Ejupi ditëve në vazhdim pritet të vizitoj skuadrën gjatë përgatitjeve.