Lajme

Kryetari Ejupi në përkrahje të Shkëndisë

Kryetari Ejupi në përkrahje të Shkëndisë

Lazim Destani kryetar i Shkëndisë dhe Ejupi kanë raporte më shumë se miqësore

Prishtinë, 17 gusht, 2017 – Sot zhvillohet ndeshja e Play-offit të Evropa Ligës ndërmjet AC Milan dhe Shkëndijës nga Tetova. Ndeshje historike kjo për skuadrën tonë shqiptare nga Tetova. Ndërsa, në përkrahje të kuqezinjve është edhe kryetari ynë bardhekaltër, Remzi Ejupi.

Kryetari i Shkëndijës, Lazim Destani dhe kryetari i Prishtinës, Remzi Ejupi, kanë raporte më shumë se sa miqësore, sikurse edhe dy skuadrat tona.

Sot, adhuruesit e Prishtinës do të anojnë pa rezervë për skuadrën kuqezi nga Tetova, Shkëndija.