Lajme

Kryetari Ejupi takohet me pronarin e zinxhirit të hoteleve Titanic, z. Aygun

Kryetari Ejupi takohet me pronarin e zinxhirit të hoteleve Titanic, z. Aygun

Prishtina mysafire në hotel “Titanic” në përgatitjet dimërore

Prishtinë, 14 dhjetor, 2017 – Kryetari i FC Prishtina. Remzi Ejupi i cili njëherësh është edhe pronar i kompanisë më të njohur vendore të agjencisë së fluturimeve “Eurokoha”, dhe ka raporte të afërta pothuajse me të gjitha hotelet e njohura në Evropë, është takuar me pronarin e zinxhirit të hoteleve “Titanic”, z. Mehmet Aygun. Dhe FC Prishtina do të jetë mysafirëve e z. Aygun për 14 ditë në hotel “Titanic” të Laras në Antalya të Turqisë për fazën përgatitore të dimrit nga 22 janari deri më 5 shkurt të vitit 2018.

Prishtina edhe edicionin e kaluar kishte qëndruar për 10-ditë në Antalya.

Ndërsa skuadra stërvitet deri më 22 dhjetor. Për festat e fundvitit pushon deri më 6 janar kur edhe fillon faza përgatitore, kurse më 22 janar udhëton për Turqi siç iu informuam më lartë.