Lajme

Kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi dorëzoi 15 mijë teste

Kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi dorëzoi 15 mijë teste

Testet u dorëzuan nga Lazim Destani “Ecolog”, Remzi Ejupi “Eurokoha”,  Nazmi Viqa “Abbruch AWR”

Prishtinë, 11 qershor 2020 -  “Nuk ka qenë i lehtë organizimi, sepse, siç e dini, e gjithë bota ka sytë te testet, por arritëm që t’i sigurojmë këto. Falënderim i veçantë shkon edhe për qytetarët, që kanë arritur ta menaxhojnë shumë mirë situatën”, tha Ejupi pas dorëzimit të donacionit.

Ejupi ka falënderuar Ilir Mulakun dhe Dr. Lozen për angazhimin e tyre të pakursyer për sigurimin e testeve për COVID-19.