Lajme

Kryetari i FFK-s, Fadil Vokrri, ka vizituar skuadrën

Kryetari i FFK-s, Fadil Vokrri, ka vizituar skuadrën

Sot ndeshja (17.00) me Desna Chernihiv

Antalya, 5 shkurt, 2017 - Sot në treningun e paradites, skuadrën ka vizituar kryetari i FFK-s, Fadil Vokrri. Ndërsa u taku edhe me tërë udhëheqjen e klubit e cila ndodhet pranë skuadrës së ekipit.

Kurse, bardhekaltrit sot zhvillojnë ndeshjen e parë testuese gjatë qëndrimit në Turqi. Nga ora 17.00, Prishtina ndeshet me Desna Chernihiv, anëtare e kategorisë së dytë të Ukrainës. Ndeshja zhvillohet në kompleksin “Miracle sports centre”. Ndërsa, bardhekaltrit pritet të paraqiten me skemën 4-3-3 (Muqiqi - Maxhuni, Dallku, Leci, Neziri - Curri , Boshnjaku, Baftiu - Begolli, Kelmendi, Januzi).

Avni Durmishi