Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës nuk mbanë premtimin (video)

Kryetari i Komunës së Prishtinës nuk mbanë premtimin (video)

Më 15 shkurt, Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, kishte shpreh gatishmëri ta ndihmojë FC Prishtinën për përmirësimin e infrastrukturës

Federata Gjermane e gatshme të ndihmojë KF "Prishtina" from Ekonomia Online on Vimeo.

Në video mund ta shihni premtimin që kishte dhënë Shpend Ahmeti

Prishtinë, 26 prill – 2017 -  Hack është ndër të rrallët të huaj që ka shprehur vullnet për ta ndihmuar infrastrukturën në vendin tonë.

Mirëpo ai me siguri se do të mbetet i zhgënjyer, porsa t’i shkelë këmba në vendin tonë.

Në fakt Komuna e Prishtinës, respektivisht kryetari Shpend Ahmeti, në takimin në mes tyre i kishte premtuar ndihmë komunale gjermanit dhe FC Prishtinës, të cilën ende nuk e ka realizuar, ndërsa Hack sot pritet të vijë në Kosovë për të shikuar se deri ku kanë shkuar mundësitë e që në fakt ende nuk është bërë asnjë lëvizje.

“Kemi biseduar rreth identifikimit të hapësirave ku do të mund të ndërtonim fusha ndihmëse dhe akademinë e klubit të Prishtinës në mënyrë që aty t’i afrojmë fëmijët në moshë të hershme, t’i kemi trajnerët më të mirë dhe t’u japim mundësi ta zhvillojnë talentin atyre që kanë talente. Momentalisht kemi shumë pak stadiume, kemi shumë pak mundësi dhe ishte kënaqësi t’i dëgjoja iniciativat e Prishtinës dhe gatishmërinë për ndihmë të Helmut Hackut”, kishte thënë kryetari i Komunës.

Por, deri tash nuk është ndërmarrë asgjë. Për këtë “Zëri” ka provuar t’i kontaktojë zyrtarët përgjegjës të Komunës në dy javët e fundit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje prej tyre, edhe pse pyetjet rreth kësaj teme i kanë pranuar.

Ejupi: Tash e sa vite Komuna s’ka bërë asgjë rreth fushave

Drejtuesit e FC Prishtinës kanë mbetur të zhgënjyer me neglizhencën që po e tregon Komuna e Prishtinës. Ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Komuna, e cila ka lënë gjithçka pezull dhe shprehen të brengosur se me këtë mënyrë po “tremben” të huajt që janë të interesuar të investojnë dhe të ndihmojnë.

“Të mërkurën do të vijë presidenti i Greuther Furthit në Prishtinë për ta shikuar mundësinë e investimit në akademi. Por, Komuna duket se nuk është e interesuar të bashkëpunojë dhe të ndihmojë. Jemi të habitur me premtimet që na janë dhënë e që nuk janë realizuar. E kemi merituar të paktën një përgjigje nga Komuna, qoftë ajo pozitive apo negative. Tash e sa vite kryetari i Komunës nuk ka qenë në gjendje të bëjë asgjë në këtë drejtim. Kryeqyteti meriton të ketë fusha ndihmëse, mbi të gjitha për të rinjtë”, është shprehur për “Zërin” kryetari i klubit kryeqytetas, Remzi Ejupi.

Muaj më parë edhe inspektorët e UEFA-s e kishin bërë horë Kosovën, pasi kosovarët nuk kishin punuar asgjë rreth renovimit të stadiumit “Adem Jashari”, por shumë pak edhe në stadiumin e qytetit në Prishtinë.

Shpend Ahmeti ‘harron’ premtimin që ia ka dhënë nënkryetarit gjerman

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, para disa javësh e kishte pritur në një takim nënkryetarin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë dhe Bundesligës, i cili është edhe president i Greuther Furthit, Helmut Hack, i cili ka shpreh gatishmëri ta ndihmojë FC Prishtinën për përmirësimin e infrastrukturë. Ahmeti u kishte premtuar ndihmë komunale gjermanit dhe FC Prishtinës, të cilën ende nuk e ka realizuar.

Zeri.info