Lajme

Kthehet kapiteni Dallku

Kthehet kapiteni Dallku

I gatshëm për ndeshjen me Drenicën

Prishtinë, 30 gusht 2018 – Pas tre ndeshjeve suspendim e ku nuk ka luajtur në ndeshjen e finales së Kupës, Superkupë dhe Javën e II (ndeshja e parë kampionale për Prishtinën), në skuadër rikthehet kapiteni Armend Dallku. Kështu skuadra do të jetë e kompletuar për Drenicën, përveç Merfim Pefqelit i cili edhe pse po stërviten me skuadrën,  ende është në rikuperim e sipër të lëndimit të krahut në ndeshjen me Fola-n.