Lajme

Kthehet Mergim Pefqeli pas tre muaj e gjysmë

Kthehet Mergim Pefqeli pas tre muaj e gjysmë

Pefqeli: Falënderim të madh klubit

Prishtinë, 14 mars, 2017 – Mesfushori i Prishtinës, 23-vjeçari, Mergim Pefqeli, pas operimit të “miniskusit”, rikthehet pas tre muaj e gjysmë. Pefqeli në ndeshjen për Kupë me Besën është ftuar nga shtabi teknik në grumbullimin prej 18 futbollistëve.

“Deri tani janë bërë tre muaj e gjysmë nga operimi. Sigurisht se ka qenë shumë vështirë, sepse ishte hera e parë që hyja në ndonjë operim dhe nuk isha mësuar asnjëherë me asnjë lëndim. Dhe, i falënderohem shumë klubit për të gjithë ndihmën, si ajo financiare deri te qëndrimi pranë meje. Po ashtu jam mirënjohës i falënderoj dy fisioterapeutët e klubit, Oktay Altun dhe Alban Llumnica dhe Ervin Megjikukiqin i cili po ashtu më ka ndihmuar. Si dhe stafit të “Spitalit Amerikan” dhe doktorit, Florin Ramadanit. Shpresoj të mos kem më kurrë ndonjë lëndim tjetër”, ka thënë, Mergim Pefqeli, i cili është fëmijë i shkollës së futbollit FC Prishtina, por për ekipin e parë të skuadrës tonë është paraqitur vetëm në këtë edicion pas shumë përvojave në klubet tjera. Për bardhekaltrit në stinorin vjeshtor ka regjistruar 15 paraqitje zyrtare duke shënuar një gol dhe asistuar në dy gola tjerë.

A.D.