Lajme

Kualifikohemi në raundin e parë të UCL

Kualifikohemi në raundin e parë të UCL

Prishtina mposhtë Inter d’Escaldes pastër, 2-0

Endrit Krasniqi

Elbasan, 25 qershor, 2021 - Prishtina kreu detyrën duke arritur objektivin që kishte në turnirin preliminar duke u kualifikuar në raundin e parë.

Bardhekaltrit ishin skuadër më e mirë, më e sigurt, më bindëse, më kualitative dhe me meritë rrugëtojnë tutje.

Endrit Krasniqi

Me dy golat e Endrit Krasniqit (44’ - asistoi Xhevdet Shabani) dhe (58’ - asistoi Mendurim Hoti), Prishtina mbylli ndeshjen në favorin e saj, por pati edhe një mori rastesh tjera, 8 tentime me 4 për Inter, dhe qëlloi dy herë shtyllën si dhe 56% posedim të topit.

Xhevdet Shabani

Përndryshe, rivalët provuan të na “befasonin” pasi që më parë mirë ishin informuar me video të ndeshjeve tona.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina me 6 korrik udhëton në Budapest në ndeshjen e parë të raundit të parë të UEFA Champions League ku do të takohet me skuadrën e njohur hungareze, Ferencvarosh.

Lorik Boshnjaku

Përndryshe, kuptueshëm, fitorja e Prishtina u festua nga futbollistët dhe ekspedita e vendosur në Tiranë të cilën pas ndeshjes e vizitoi edhe kryetari Remzi Ejupi i cili me këtë rast premtoi se do të ruaj këtë grup të mrekullueshëm futbollistësh duke tentuat ta përforcoj edhe më tej.

Remzi Ejupi

Skuadra nesër pas mesditës rikthehet në Prishtinës, fundjavën e ka të lirë, ndërsa nga e hëna vazhdon puna për udhëtimin në Budapest.

UEL - Raundi preliminar, finale

Prishtina (KOS) - Inter d’Escaldes (AND) 2-0 (1-0)

Golashënues: Endrit Krasniqi 44’, 58’

Gjyqtarë: Adam Ladeback, Niklas Nyberg, Daniel Yng, Fredrik Klitte - Suedi

KV: Bekteshi, Mankenda - Artigas, Moreno

Prishtina (4-4-2): Ardit Nika - 2. Besnik Krasniqi, 5. Lumbardh Dellova, 28. Leotrim Bekteshi, 3. Gledi Mici - 7. Lorik Boshnjaku, 88. Sabien Lilaj (77. Oto John - 78’), 10. Endrit Krasniqi (4. Tun Bardhoku - 88’), 8. Xhevdet Shabani (15. Gauthier Mankenda - 71’) - 11. Mendurim Hoti (20. Qendrim Zyba - 78’), 9. Leutrim Kryeziu. Zëvendësues: Eglant Haxho, Erdin Dushi, Gentjan Muça,  Albin Prapashtica. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Inter (4-3-3): 1. Gomes - 49. Gallego, 4. Garcia, 3. Bessone (10. Clemento - 56’), 15. Ruiz - 50. Huesco (17. Lao Duna - 70’), 5. Moreno (10. Clemente - 56’), 23. Mendy (20. Roca Grau - 46’) - 11. Betriu (22. Paredes - 56’), 7. Soldevila, 9. Artigas. Kryetrajner: Alberto Lopo Garcia.
Rastet/golat:

10’ Betriu provon nga pozita ballore, e lartë.

11’ Shabani bukur nga krahu e shërben B. Krasniqin në ballore, i bllokohet gjuajtja dhe skaj pingules.

Besnik Krasniqi

23’ Shabani e harkon këndoren e djathtë, E. Krasniqi në shtyllën tjetër përfiton, gjuan, pret portieri, topi te Dellova nga gjuajtja ideale, i bllokohet dhe përfundon skaj pingule.

40’ E. Krasniqi gjuan ballore, e rrezikshme, pret portieri.

42’ Supergjuajtje nga krahu i majtë i E. Krasniqit, i pafat, jashtë.

43’ B. Krasniqi e shërben Hotin, ky gjuan lartë.

Mendurim Hoti

44’ Superaksion nga e djathta, Besnik Krasniqi pason në zonë, Xhevdet Shabani pas devijimit të kundërshtarëve ia del të shtyj te Endrit Krasniqi i cili është i pagabueshëm dhe 1-0.

45+3’ Kundërzbritje e shpejtë, Hoti e shërben Kryeziun e ky gjuan lehtë nga pozitë ideale, pret portieri andorrian.

Leutrim Kryeziu

47’ Soldeliva nga gjuajtja e lirë ballore gjuan lartë.

58’ Edhe një aksion i përkryer, Kryeziu udhëheq topin nga e djathta e vazhdon në qendër te Mendurim Hoti i cili me gjakftohtësi ia vazhdon Endrit Krasniqit në krahun e majtë i cili pas depërtimit gjuan saktë me të majtën e tij - 2:0. Goli i 3-të në dy ndeshjet e turnirit për 10 e Prishtinës.

Hoti - Krasniqi

81’ E. Krasniqi e harkon këndoren e majtë, B. Krasniqi provon gjuajtjen e cila del pasim për Bekteshin i cili ishte i pafat, gjuajtja përfundoi skaj pingules.

Leotrim Bekteshi

82’ Zyba lufton e shtyn për Kryeziun e ky për Besnik Krasniqin i cili qëllon rrëmbyeshëm traversën e topi përfundon krejtësisht në krahun e majtë te Endrit Krasniqi që gjuan me të parën dhe e fërfëllon sërish pjesën e sipërme të traversës.

85’ Lilaj gjuan jashtë nga distanca.

88’ Intervenimi i parë i portierit Nika në ndeshje, spastron një top të rrezikshëm me këmbë.

Gledi Mici