
Kualifikohemi në raundin e parë të UCL
Prishtina mposhtë Inter d’Escaldes pastër, 2-0
Elbasan, 25 qershor, 2021 - Prishtina kreu detyrën duke arritur objektivin që kishte në turnirin preliminar duke u kualifikuar në raundin e parë.
Bardhekaltrit ishin skuadër më e mirë, më e sigurt, më bindëse, më kualitative dhe me meritë rrugëtojnë tutje.
Me dy golat e Endrit Krasniqit (44’ - asistoi Xhevdet Shabani) dhe (58’ - asistoi Mendurim Hoti), Prishtina mbylli ndeshjen në favorin e saj, por pati edhe një mori rastesh tjera, 8 tentime me 4 për Inter, dhe qëlloi dy herë shtyllën si dhe 56% posedim të topit.
Përndryshe, rivalët provuan të na “befasonin” pasi që më parë mirë ishin informuar me video të ndeshjeve tona.
Pas kësaj fitoreje, Prishtina me 6 korrik udhëton në Budapest në ndeshjen e parë të raundit të parë të UEFA Champions League ku do të takohet me skuadrën e njohur hungareze, Ferencvarosh.
Përndryshe, kuptueshëm, fitorja e Prishtina u festua nga futbollistët dhe ekspedita e vendosur në Tiranë të cilën pas ndeshjes e vizitoi edhe kryetari Remzi Ejupi i cili me këtë rast premtoi se do të ruaj këtë grup të mrekullueshëm futbollistësh duke tentuat ta përforcoj edhe më tej.
Skuadra nesër pas mesditës rikthehet në Prishtinës, fundjavën e ka të lirë, ndërsa nga e hëna vazhdon puna për udhëtimin në Budapest.
UEL - Raundi preliminar, finale
Prishtina (KOS) - Inter d’Escaldes (AND) 2-0 (1-0)
Golashënues: Endrit Krasniqi 44’, 58’
Gjyqtarë: Adam Ladeback, Niklas Nyberg, Daniel Yng, Fredrik Klitte - Suedi
KV: Bekteshi, Mankenda - Artigas, Moreno
Prishtina (4-4-2): Ardit Nika - 2. Besnik Krasniqi, 5. Lumbardh Dellova, 28. Leotrim Bekteshi, 3. Gledi Mici - 7. Lorik Boshnjaku, 88. Sabien Lilaj (77. Oto John - 78’), 10. Endrit Krasniqi (4. Tun Bardhoku - 88’), 8. Xhevdet Shabani (15. Gauthier Mankenda - 71’) - 11. Mendurim Hoti (20. Qendrim Zyba - 78’), 9. Leutrim Kryeziu. Zëvendësues: Eglant Haxho, Erdin Dushi, Gentjan Muça, Albin Prapashtica. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.
Inter (4-3-3): 1. Gomes - 49. Gallego, 4. Garcia, 3. Bessone (10. Clemento - 56’), 15. Ruiz - 50. Huesco (17. Lao Duna - 70’), 5. Moreno (10. Clemente - 56’), 23. Mendy (20. Roca Grau - 46’) - 11. Betriu (22. Paredes - 56’), 7. Soldevila, 9. Artigas. Kryetrajner: Alberto Lopo Garcia.
Rastet/golat:
10’ Betriu provon nga pozita ballore, e lartë.
11’ Shabani bukur nga krahu e shërben B. Krasniqin në ballore, i bllokohet gjuajtja dhe skaj pingules.
23’ Shabani e harkon këndoren e djathtë, E. Krasniqi në shtyllën tjetër përfiton, gjuan, pret portieri, topi te Dellova nga gjuajtja ideale, i bllokohet dhe përfundon skaj pingule.
40’ E. Krasniqi gjuan ballore, e rrezikshme, pret portieri.
42’ Supergjuajtje nga krahu i majtë i E. Krasniqit, i pafat, jashtë.
43’ B. Krasniqi e shërben Hotin, ky gjuan lartë.
44’ Superaksion nga e djathta, Besnik Krasniqi pason në zonë, Xhevdet Shabani pas devijimit të kundërshtarëve ia del të shtyj te Endrit Krasniqi i cili është i pagabueshëm dhe 1-0.
45+3’ Kundërzbritje e shpejtë, Hoti e shërben Kryeziun e ky gjuan lehtë nga pozitë ideale, pret portieri andorrian.
47’ Soldeliva nga gjuajtja e lirë ballore gjuan lartë.
58’ Edhe një aksion i përkryer, Kryeziu udhëheq topin nga e djathta e vazhdon në qendër te Mendurim Hoti i cili me gjakftohtësi ia vazhdon Endrit Krasniqit në krahun e majtë i cili pas depërtimit gjuan saktë me të majtën e tij - 2:0. Goli i 3-të në dy ndeshjet e turnirit për 10 e Prishtinës.
81’ E. Krasniqi e harkon këndoren e majtë, B. Krasniqi provon gjuajtjen e cila del pasim për Bekteshin i cili ishte i pafat, gjuajtja përfundoi skaj pingules.
82’ Zyba lufton e shtyn për Kryeziun e ky për Besnik Krasniqin i cili qëllon rrëmbyeshëm traversën e topi përfundon krejtësisht në krahun e majtë te Endrit Krasniqi që gjuan me të parën dhe e fërfëllon sërish pjesën e sipërme të traversës.
85’ Lilaj gjuan jashtë nga distanca.
88’ Intervenimi i parë i portierit Nika në ndeshje, spastron një top të rrezikshëm me këmbë.
Lajme tjera