Lajme

“Kundërshtarin nuk e njohim aspak, por ne duhet të marrim seriozisht ndeshjen”

“Kundërshtarin nuk e njohim aspak, por ne duhet të marrim seriozisht ndeshjen”

Endrit Krasniqi

Endrit Krasniqi: Kundërshtarin nuk e njohim aspak, por ne duhet të marrim seriozisht ndeshjen

“Mendoj se na ka bërë shumë ky grumbullim para ndeshjes këtu në Shqipëri. Kemi krijuar një far lloj adaptimi me klimën këtu, sepse është më nxehtë se tek ne në Prishtinë”.

“Gjendja e ekipit është shumë e mirë, janë të përgatitur sidomos duke e ditur rëndësinë e këtij turniri. Na pret së pari ndeshja e parë dhe për ne është e paparashikuar megjithëse konsiderohemi favorit”.

“Të them të drejtën kundërshtarin nuk e njohim aspak, por ne duhet të marrim seriozisht ndeshjen. Në letër konsiderohemi favorit, por në fushë dinë të befasoj çdo ekip. Thjesht përqendrim dhe seriozitet maksimal”.  

E Krasniqi - Kryeziu