Lajme

Kupa 1/16: Prishtina – Minatori 4-0

Kupa 1/16: Prishtina – Minatori 4-0

Bardhekaltrit kualifikohet për 1/8 – shorti të martën

Prishtinë, 28 nëntor, 2019 – Prishtina sot, edhe pse në cilësinë e mysafirit, në stadiumin e kryeqendrës duke e mposhtur Minatorin e Magurës me rezultat bindës 4-0, është kualifikuar për raundin e tretë apo 1/8 e finales – shorti i të cilës hedhet të martën më 3 dhjetor, ndërsa ndeshjet zhvillohen më 7 dhjetor.

Katër golat për Prishtinën shënuan Korenica 37’ (asistues Mankenda), Mankenda 48’ (Vitija asistues), Shillova 52’ (asistues Korenica) dhe Uka 59’ (asistues Korenica).

Prishtina sot luajti me ekip të kombinuar duke u paraqitur disa titullarë, disa me më pak paraqitje, por edhe debutoi edhe i riu Bajgora.

Bardhekaltrit të dielën më 1 dhjetor udhëtojnë në Gjilan me që rast ndeshet me skuadrën vendase homonime në kuadër të javës së 17-të apo java e fundit e stinorit vjeshtor.

Kupa 1/16

Minatori – Prishtina 0:4 (0-1)

Golat: Meriton Korenica 37’, Gauthier Mankenda 48’, Alban Shillova 52’, Kreshnik Uka 59’

Shikues: afër 400

Gjyqtarë: Bardh Ajeti, Drilon Rexhepi, Altin Zhegrova – Granit Pacolli

Pozita jashtë lojës: Min 2-3 Pri

Kornerët: Min 1-12 Pri

Gjuajtjet totale: Min 4-9 Pri

Gjuajtjet në portë: Min 2-6 Pri

Minatori: Valon Babatinca – Nderim Jashari, Arbias Statovci /c/, Flamur Gashi, Enis Stublla, Valon Hasani (Edon Morina – 81’), Shkelqim Miftari (Blend Hiseni – 46’), Lorik Dobratiqi, Albion Rrahmani, Kenan Llugaliu, Gentrit Statovci (Fehmi Dragusha – 73’). Kryetrajner: Faruk Statovci.

Prishtina: Eglant Haxho – Labinot Ibrahimi (Jon Bajgora – 70’), Diar Miftaraj /c/ (Agon Xhaka – 56’), Leotrim Bekteshi, Ermal Vitija – Qendrim Zyba, Ergyn Ahmeti, Meriton Korenica (Trimror Selimi – 60’) – Kreshnik Uka, Gauthier Mankenda, Alban Shillova. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Ramush Ramadani, Ardit Hila, Ahmed Januzi. Kryetrajner: Armend Dallku.

Komenti:

Skuadra e Kategorisë tretë u tregua e vëmendshme deri te pësimi i golit të parë, megjithëse Prishtina mund të avanconte më herët me disa raste te krijuara para minutës 37-të kur pas një aksioni të gjatë dhe harkimit e asistimit të Mankendës shënoi Korenica.

Pastaj gjitha ishte më e lehtë dhe skuadra ka mundur të shënoj më shumë se sa katër gola, por duke i dhënë mundësi shtabit teknik që të paraqes edhe futbollistë të rinj e me më pak paraqitje.

Minutë pas minute:

29’ Mankenda harkon, gjuajtjen e bukur me kokë të Ukës e devijon portieri Babatinca duke shpëtuar gol të sigurt.

37’ Pas aksionit më të gjatë, nga e majta harkon Mankenda, ndërsa Korenica me kokë shtyn topin në rrjetë – 0:1.

39’ Shillova ia kthen Ahmetit i cili gjuan ballore, por skaj pingules.

44’ Dobratiqi provon gjuajtjen nga distanca, kap portieri Haxho.

48’ Ahmeti gjuan brenda zonës, i devijohet gjuajtja, këndore.

48’ I riu Vitija e harkon këndoren për asistim të Mankenda-s që e ndal në afërsi dhe drejton topin në rrjetë – 0:2.

52’ Korenica e harkon këndoren e djathtë dhe asistim për Shillovën që nga shtylla e parë qëllon rrjetën me gjuajtje me kokë 0:3.

59’ Aksion i mirë nga e djathta, Mankenda ia vazhdon Korenicës e ky asiston me harkim për Ukën që me gjuajtje me kokë qëllon rrjetën për rezultatin përfundimtar – 0:4.

62’ Kombinime ndërmjet Mankendës – Shillovës e Selimit gjuajtjen e të cilit ndal portieri.

69’ Hiseni provon gjuajtjen ballore nga ndërprerja, pa problem Haxho. 

Përshkak problemeve teknike, fotografitë në facebook.