Lajme

Kupa 1/4: Feronikeli – Prishtina  0-0 2-4 pen

Kupa 1/4: Feronikeli – Prishtina 0-0 2-4 pen

Prishtina kualifikohet në gjysmëfinale

Feronikeli - Prishtina 0-0 4-5 pen.

Feronikeli - Prishtina 0-0 4-5 pen.

Drenas, 17 mars 2021 – Prishtina sot iu revanshua Feronikelit, e mposhti pas penalltive edhe pse do të duhej të fitonte ndeshjen shumë më herët. Lëshoi tre raste të qindpërqindta, ku u qëllua traversa e dy herë u largua topi pothuajse nga vija e portës. Këto dy raste dhe një tjetër që qëlloi pjesën e jashtme të rrjetës, ishin të Kryeziut, të cilin sot vendasit nuk mund ta ndalnin e edhe kur ndalej brenda zonës, gjyqtari e gjykonte faullin jashtë zonës.

Feronikeli - Prishtina 0-0 4-5 pen. Leutrim Kryeziu

Feronikeli - Prishtina 0-0 4-5 pen. Endrit Krasniqi

Thjesht, bardhekaltrit sot merituan kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës, për herë të 10-të pas luftës.

Prishtina fitoi me meritë duke nxjerrë mësim nga humbja së shtunës dhe i tregoi vlerat e saj të vërteta.

Prishtina në gjysmëfinale mund të takohet me Dukagjinin ose fituesit e ndeshjeve Trepça ‘89/Llapi dhe Istogu/A&N.

Feronikeli - Prishtina 0-0 4-5 pen.

Feronikeli - Prishtina 0-0 4-5 pen. Gauthier Mankenda

Kupa 1/4 e finales

Feronikeli – Prishtina 0-0 2-4 pas penalltive

Nga penalltitë shënuan: Simonovski, Malaj – B. Krasniqi, Bardhoku, Dellova, Lilaj
Nuk shënuan: Silva (qëlloi pingulen), Bojku (gjuajti jashtë) – E. Krasniqi (pret portieri Avdyli)

Pozita jashtë lojës: Frn 4-5 Pri

Kornerët: Frn 7-9 Pri

Gjuajtjet totale: Frn 8-8 Pri

Gjuajtjet në portë: 2-3 Pri

Feronikeli: 1. Florian Smakiqi (90. Ilir Avdyli – 119’) – 2. Simon Loshi, 61. Prince Balde, 8. Argjend Malaj, 6. Astrit Thaqi, 4. Albert Dabiqaj, 99. Yll Hoxha (10. Besmir Bojku – 58’), 33. Marko Miliçkoviç (14. Adem Maliqi – 79’), 7. Mendurim Hoti /c/, 11. Jean Da Silva, 70. Marko Simonovski. Kryetrajner: Klodian Duro.

Prishtina (4-3-3): 12. Ardit Nika – 2. Besnik Krasniqi, 5. Lumbardh Dellova, 28. Leotrim Kryeziu, 3. Gledi Mici – 7. Lorik Boshnjaku /c/ (4. Tun Bardhoku – 91’), 20. Qendrim Zyba (88. Sabien Lilaj – 66’), 10. Endrit Krasniqi – 23. Leonit Abazi (17. Alban Shillova – 95’), 15. Gauthier Mankenda, 9. Leutrim Kryeziu. Zëvendësues: Eglant Haxho, Gentjan Muça, Enis Gavazaj, Albin Prapashtica. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Rastet:

10’ B. Krasniqi harkon nga krahu i tij i djathtë, Kryeziu me kokë s’e qëllon topin siç duhet, mbi portë.

Feronikeli - Prishtina 0-0 4-5 pen. Leutrim Kryeziu

12’ Miliçkoviç e harkon gjuajtjen e lirë nga krahu i majtë, në shtyllën e dytë Silva pozitë ideale, topi nuk shkon në drejtim të kuadratit.

15’ Aksion i mirë i Hoxhës, Hotit dhe në shtyllën e dytë Silva gjuan lartë.

30’ Mankenda lufton nga krahu i djathtë, Kryeziu e prek, topi në drejtim të portës, portieri Smakiqi është i mposhtur, por Abazi
nuk e gjuan në portën zbrazët.

Feronikeli - Prishtina 0-0 4-5 pen. Besnik Krasniqi

41’ Pas këndores, largon Smakiqi, Abazi gjuan rreptë, por jashtë.

51’ Këndoren e vendasve e grushton Nika, gjuan Hoti, por jashtë.

55’ E. Krasniqi provon gjuajtjen nga pozitë ideale prej ndërprerjes, jashtë pingules.

Feronikeli - Prishtina 0-0 4-5 pen. Endrit Krasniqi

65’ Simonovski provon nga e majta, jashtë.

70’ Hoti bukur lirohet nga e majta, gjuan në këndin e afërt, pret portieri Nika.

Feronikeli - Prishtina 0-0 4-5 pen.

73’ Bojku gjuan ballore, Nika pret.

77’ Lilaj ia vazhdon Endrit Krasniqit, gjuan rrezikshëm nga distanca, intervenon shkëlqyeshëm portieri Smakiqi, shpëton gol të sigurt.

83’ E. Krasniqi lufton në duel, e vazhdon te Mankenda e ky me të parën e vazhdon te Kryeziu që me shpejtësi del përball portierit nga e majta, e kërkon këndin e afërt, gjuan dhe qëllon rrjetën e jashtme.

Feronikeli - Prishtina 0-0 4-5 pen.

93’ Kryeziu sërish me shpejtësi nga e majta, i afrohet portierit Smakiqi, gjuajtjen e të cilit e devijon e topi qëllon traversën dhe para se ai të hynte në portë largo njëri nga futbollistët vendas.

119’ Maliqi e shërben Simonovskin, gjuan me kokë lartë.

Penalltitë:

Në serinë e parë shënuan dy skuadrat, Prishtina e para nëpërmjet Besnik Krasniqit, kurse vendasit nëpërmjet Simonovskit.

Në serinë e dytë, gjuajtjen e Endrit Krasniqit priti portieri zëvendësues, Ilir Avdyli. Por, vendasit nuk krijuan epërsinë pasi që Silva qëlloi shtyllën,

Në serinë e tretë për Prishtinën shënoi Bardhoku, kurse për vendasit gjuajti jashtëBojku.

Në serinë e katërt Dellova shënoi për 3-1, kurse Malaj i dha shpresë ekipit të tij për 3-2.

Por, në serinë e pestë, të fundit, fund gjuajtjeve nga pika e bardhë i dha Sabien Lilaj duke vendosur rezultatin përfundimar në 4-2.

Feronikeli - Prishtina 0-0 4-5 pen. Sabien Lilaj

Feronikeli - Prishtina 0-0 4-5 pen.

Feronikeli - Prishtina 0-0 4-5 pen.

Deklaruan:

Zekirija Ramadani:
Ndeshje me mjaft emocion, sidomos për mua që përball kisha një ekip që me të para dy vitesh kisha fituar gjithçka. Dhe, si duket morëm mësim nga takimi i fundit i së shtunës, e pamë që na kishte munguar shpirti luftarak dhe këto tre ditët e fundit ishte caku i stërvitjeve tona që ta ngjitnim larg shpirtin luftarak, të luftojmë në aspektin sportiv, të japim maksimumin dhe të vertikalizojmë sa më shumë që është e mundur. I kishim rastet tona, nuk arritëm t’i konkretizonim, menaxhuam lojën dhe shkuam deri te penalltitë. Pastaj aty është çështje fati edhe përqendrimi i futbollistëve.
Patjetër që është ndjenjë e mirë kur shkon sa më larg në Kupë, e sidomos nëse arrijmë ta fitojmë atë, sepse s’është e njëjtë si kampionati ku duhet të fitosh shumë ndeshje dhe nuk të garanton siguri, kurse këtu na kanë ngelur edhe dy kundërshtar për ta fituar Kupën.

Sabien Lilaj:
Duke parë edhe ndeshjen e fundit në kampionat, e dinim se na priste ndeshje e vështirë. Por, mendoj që sot u futëm me tjetër frymë nga ajo përballje, duke qenë më dominues se sa kundërshtari pavarësisht rezultatit të barabartë. Edhe fati në penallti ishte me ne, sepse fati përcjell më të mirët. 

Feronikeli - Prishtina 0-0 4-5 pen. Alban Shillova

Feronikeli - Prishtina 0-0 4-5 pen.