Lajme

Kupa, 1/8: Liria – Prishtina 0-4

Kupa, 1/8: Liria – Prishtina 0-4

Prishtina mbyll vitin me kampion vjeshtor dhe çerekfinale të Kupës

Armend Dallku

Meriton Korenica - Basid Khalid

Prizren, 8 dhjetor 2018 – Duke mos llogaritur fitoren 8:1 ndaj juniorëve të Feronikelit më 2013, atë në fushën e Flamurtarit kundër Gjilanit 5:1 më 2012 dhe fitoren për Kupë ndaj skuadrës së Ulpianës një rang më poshtë 4:0, Prishtina nuk kishte shënuar fitore prej 4:0 që nga ndeshja kampionale me Besianën në Podujevë më 2007. Pra, fitorja e sotme përveç kualifikimit në çerekfinale, mbylljes së vitit në mënyrën më të mirë të mundshme, bënë pjesë edhe në statistikat pozitive të klubit dhe njëherësh është fitorja më e thellë përball Lirisë në Prizren pas luftës.

Është kjo ndeshja e 13-të rresht pa humbje (2 për Kupë me skuadra të Superligës) dhe ndeshja e 10-të rresht pa pësuar humbje (8 kampionale dhe dy për Kupë kundër skuadrave të Superligës).

Armend Dallku

Pra, Prishtina ka mposhtur rivalët e mëdhenj e që sot pretendonin kalimin tutje në fushën e tyre – 4:0. Një iniciativë e lehtë, por shterpe e vendasve, u ndëshkua me dy gjuajtje në portë në 5 minutat e fundit të pjesës së parë, më konkretisht Liria u nënshtrua për 3 minuta, atë 41-të me Korenicën pas meritës së Khalid dhe asistimit të Ahmetit dhe 44-të pas tre protezave të nisur nga Bashiru, asistimin prej anash të Khalid dhe shënimit të Ahmetit.

Ergyn Ahmeti - Basid Khalid

Edhe në pjesën e dytë në fillimin e saj vendasit provuan diçka, por pa krijuar ndonjë rast dhe në skenë doli Khalid me dy golat e tij, në minutën e 73-të pas asistimit të Mustafës dhe huqjes së portierit vendas dhe 89-të nga aksioni i mrekullueshëm dhe në fund asistimit të Boshnjakut. Kaq mjaftoi edhe bardhekaltrit të qetë dimërojnë si në vendin e parë dhe në çerekfinale të Kupës – shortin e së cilës e presim të martën nga ora 13:00.

Skuadra përndryshe do t’i vazhdojë seancat stërvitore deri më 25-27 dhjetor kur do të lëshohet në pushim deri më 5 janar.

Liria - Prishtina 0-4

Kupa 1/8:

Liria – Prishtina 0:4 (0:2)

Golat: Meriton Korenica 41’, Ergyn Ahmeti 44’, Basid Khalid 73’, 89’

Shikues: 600

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Edmond Zeqiri (Pd), Benon Këpuska (Gjk) – Kreshnik Vula (Gjk)

KV: F. Daci, Q. Gashi – A. Bashiru, L. Boshnjaku, A. Mustafa

Pozita jashtë lojës: Lir 4-7 Pri

Kornerët: Lir 4-7 Pri

Gjuajtjet totale: Lir 6-11 Pri

Gjuajtjet në portë: Lir 1-7 Pri

Liria: 12. Flamur Gashi – 4. Ragip Thaçi (2. Jenuz Kolloni), 13. Ibrahim Walidjo, 5. Florim Daci, 22. Robert Gjeraj /c/, 24. Ilir Mustafa, 17. Blendi Memaj (9. Aldo Mitraj – 77’), 16. Gentian Binishi (27. Fitim Susuri – 46’), 7. Albin Memaj, 19. Fatih Karahoda, 11. Qendrim Gashi. Kryetrajner: Vincenco Alberto.

Prishtina (4-4-3): 12. Visar Bekaj – 20. Armend Thaqi, 28. Leotrim Bekteshi, 4. Armend Dallku /c/, 13. Abdul Bashiru – 7. Lorik Boshnjaku, 21. Argjend Mustafa (5. Diar Miftaraj – 82’), 16. Ergyn Ahmeti – 10. Meriton Korenica (88. Përparim Osmani – 77’), 11. Arbër Hoxha (15. Gauthier Mankenda – 72’), 9. Basid Khalid. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Jamal Arago, Mergim Pefqeli, Marjo Morina. Kryetrajner: Mirel Josa.

Lorik Boshnjaku

Leotrim Bekteshi

Komenti:

Ndoshta sot as Prishtina nuk e kishte pritur fitore më të lehtë, mbase ishte e përqendruar dhe e përgatitur të luante edhe vazhdimet. Pra, bardhekaltrit maksimalisht të mobilizuar iu kishin qas ndeshjes dhe specifikës së luajturit vetëm një ndeshje eliminuese. Por, më vonë futbollistët përveç që fituan me rezultat bindës e shijuan edhe lojë e futbollit maksimalisht.

Basid Khalid - Florian Daci

Khalid, në dy garat ka arritur në shifrën prej 7 golave gjysmësezonal, ndërsa Korenica shënoi të 4-në dhe Ahmeti të 2-në. Khalid po ashtu realizoi edhe asistimin e 4-të në dy garat si asistuesi më i mirë i skuadrës. Ahmeti realizoi të 3-në, ndërsa Mustafa e Boshnjaku të parin sezonal.

Basid Khalid

Visar Bekaj

Portieri Visar Bekaj sëbashku me mbrojtësit të ndihmuar me mesfushën nuk kanë pranuar gol në 10-të ndeshje rresht dhe është larg rekordit të ish-portierit të Prishtinës, Labinot Qosa, vetëm edhe dy ndeshje. Qosa kishte 12 ndeshje kampionale rresht pa pranuar gol, në mesin e atyre ndeshjeve kishte pranuar gola në 3 ndeshje për Kupë dhe kjo seri tani e Bekajt të ndihmuar nga bashkëlojtarët është edhe më e veçantë dhe mbase do t’ia dal të ruaj portën pa prekur edhe në dy ndeshjet e para të vitit 2019, një të çerekfinales së Kupës (nëse zhvillohet para fillimit të kampionatit) ose ndaj Flamurtarit dhe Lirisë në kampionat. Qosa mban rekordin nga pranvera e vitit 2006-të. 

Lorik Boshnjaku

Minutë pas minute:

7’ Aksion i mirë, Hoxha e harkon nga e majta e topi shkon krejtësisht në kahun tjetër ku manovrojnë Mustafa, Korenica e Thaqi që e tenton zonës, por topi dëbohet para zonës nga Ahmeti gjuan fortë, por lartë.

18’ Sërish nga një devijim apo gabim i vendasve tenton të përfitoj me gjuajtje ballore jashtëzone Ahmeti, kësaj radhe më plogësht dhe anash portës.

22’ Kundërzbritje e shpejtë e nisur nga Korenica e pasuar te Thaqi i cili bukur e qet Khalidin të vetëm me portë, por i ikën topi dhe intervenon dhe kap portieri vendas Gashi.

Flamur Gashi

25’ Ilir Mustafa nga e djathta prej gjuajtjes së lirë harkon rrezikshëm, topi prek fushën para Bekajt i cili tregohet i vëmendshëm dhe kap topin.

40’ Mustafa vendas sërish rrezikon me gjuajtje të fortë nga distanca, Bekaj nuk pati nevojë të intervenonte, topi shkoi mbi tra.

Basid Khalid

41’ Khalid lufton fortë për një top nga e majta, ia del, topin e merr Hoxha ia vazhdon Ergyn Ahmetit që niset nga qendra dhe e pason te Meriton Korenica me saktësi në zonë dhe 10-shi i Prishtinës bukur e ndal e manovron e gjen pozitën dhe me saktësi shënon – 0:1.

Meriton Korenica

Meriton Korenica - Basid Khalid
Ergyn Ahmeti

44’ Nuk shkuan as tre minuta, pas një iniciative të vendasve kundërzbritje e shpejtë, Bashiru me horizontale e gjen Khalidin majtë që mjeshtërisht pothuajse nga vija anësore e gjen Ergyn Ahmetit para portës i cili me saktësi e vendos topin në rrjetë për 0:2.

Ergyn Ahmeti

Ergyn Ahmeti

46’ Gjuajtje e rrezikshme e Korenicës në këndin e ulët të djathtë, intervenon portieri dhe këndore.

56’ Aksion i mirë i Lirisë nga e djathta ku gjendet pastaj Karahoda në zonë që e kthen jashtë saj për Blendi Memajn që gjuan por josaktë, jashtë.

Arber Hoxha

61’ Hoxha e gjen Khalid majtë dhe me zgjuarsi e gjen pozitën e gjuan në këndin e afërt, intervenon portieri Gashi, shpëton skuadrën.

64’ Mustafa rrëmben top në mesfushë e merr Khalid tenton pasimin për Hoxhën majtë  e që mbrojtësi vendas gabon, ndërsa Hoxha del me portier, gjuan, por pret dhe shpëton sërish Gashi, këndore.

73’ Argjend Mustafa top në thellësi për Khalid, u duk se do të intervenonte me këmbë portieri që e huq komplet topin dhe Khalid gjuan e shënon në portën zbrazët – 0:3.

Argjend Mustafa

81’ Ilir Mustafa vendas provon gjuajtjen e tij të fortë të rrezikshme nga distanca ballore, jashtë pingules së djathtë.

Armend Thaqi

89’ Aksion i mirë i nisur në mesfushë nga Thaqi e vazhduar djathtë te Osmani e ky para zonës te Boshnjaku që fiton hapësirë dhe pasim i saktë/asistim për Khalidin e vetmuar në krahun e majtë e që e realizon golin e 2-të në ndeshje – 0:4.

Basid Khalid

Deklaruan:

Mirel Josa: Normalisht, dy golat e parë na ndihmuan shumë për të pasur një qetësi në lojë. Goli i tretë pastaj i vuri vulën çdo gjëje. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne për faktin që pretendojmë në dy anët, qoftë në Kupë, qoftë në kampionat. Gjithashtu ishte e rëndësishme për mbylljen e vitit, sepse e dinim që kjo ndeshje ishte pa kthim mbrapa. Megjithatë jam i kënaqur në përgjithësi nga komplet impenjimi i lojtarëve gjatë kësaj periudhe dhe gjithashtu do t’ju uroja të gjithëve të kenë pushime të mbara komplet komunitetit futbollistik të Kosovës.   

Basid Khalid: Së pari për fitore i jam mirënjohës Zotit, e pastaj ne punuam dhe luftuam fortë si ekip i bashkuar dhe për meritë të kësaj ne fituam me rezultat të pëlqyeshëm për ne. Jam i lumtur që ndihmova ekipin me dy golat dhe asistimin tim.

Ergyn Ahmeti: Kryesorja është se e kaluam edhe këtë raund dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë fort dhe ritëm të lartë, sepse besoj se shumë mirë jemi duke shkuar. Ndërsa sot ne edhe u kënaqëm duke luajtur futboll, është e kuptueshme, sepse kur e ke rezultatin fillon e luan edhe më  mirë e më sigurt duke qenë edhe me të qetë, sepse deri sa po vije goli je pak në presion, por tani shkojmë në pushim të merituar.

Vincenzo Alberto, kryetrajner i Lirisë: Ne lejuam hapësira gjatë pesë minutave të fundit të pjesës së parë çka dhe pësuam dy gola dhe pastaj ne e dinim që kemi të bëjmë kundër një mbrojtje shumë të fortë e cila i ka pranuar vetëm katër gola. Ndoshta ne luajtëm mirët organizuar gjatë ndeshjes, por kjo nuk na solli rezultat. Jam i mërzitur që humbëm 4:0, ndoshta ta kishte gjykuar penalltinë gjyqtari do të shkonte ndryshe loja, sepse ishte te 1:0 çka ne tani jemi të eliminuar, ndërsa Prishtina vazhdon në dy garat, ndërsa neve tani na duhet të mendojmë për pjesën e dytë të kampionatit. 

Vincenzo Alberto - Kreshnik Vula

Arpagjikt