Lajme

Kupa: Prishtina – Kosova (P) hyrja pa pagesë

Kupa: Prishtina – Kosova (P) hyrja pa pagesë

Ndeshja zhvillohet të mërkurën në Ferizaj (12:30h)

Prishtinë, 12 shkurt 2018 – Ndeshja e rrethit të katërt apo 1/8 e Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet rivalëve të kryeqytetit, Prishtinës dhe Kosovës, zhvillohet këtë të mërkurë më 14 shkurt nga ora 12:30 në stadiumin me bari artificial.

Hyrja për shikuesit do të jetë pa pagesë.

Prishtina ka fituar më së shumti këtë trofe të çmuar në Kosovë - 5 herë (1993/94 – Vëllaznimi 2:1, 1994/95 – Dukagjini 1:0, 2005/06 – Drenica me penallti, 2012/13 – Ferizaj me penallti dhe 2015/16 – Drita 2:1) ndërsa edhe tre herë tjera ka humbur finalen (2002/03 – KEKu 1:3, 2008/09 – Hysi 2:1 dhe 2010/11 – Besa 2:1).