Lajme

Kupa: Prishtina – Kosova (P) në Ferizaj

Kupa: Prishtina – Kosova (P) në Ferizaj

Përshkak mungesës së stadiumit ndeshja zhvillohet në Ferizaj

Prishtinë, 9 shkurt 2018 – Rrethi i katërt i Digitalb Kupës së Kosovës, apo 1/8 e finales, zhvillohet të mërkurën më 14 shkurt.

Në pamundësi të gjetjes së fushës dhe në mungesë të stadiumit tonë, FC Prishtina ndeshjen e këtij raundi përball rivalëve nga kryeqendra, Kosovës së Prishtinës, e zhvillon në Ferizaj.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën më 14 shkurt nga ora 12:30 në fushën me bari sintetik.