Lajme

Kupa ½: Prishtina – Llapi 2-3

Kupa ½: Prishtina – Llapi 2-3

Ndeshja e dytë zhvillohet pas dy javësh

Albin Prapashtica

Prishtinë, 7 prill 2021 – Prishtina ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës. Prishtina ishte larg, shumë larg ndeshjes me Ballkanin e cila duket se tërë energjinë harxhoi në atë paraqitje. Skuadra pati mungesën e Boshnjakut e Dellovës të lënduar nga ajo përballje, kurse në dilema ishin edhe Endrit Krasniqi e Zyba, por megjithatë u paraqitën në ndeshje.

Përndryshe Prishtina ishte në prag të humbjes së thellë, zhvillohej minuta e 66-të dhe ishte duke pësuar 0:3 pas dygolëshit të Januzit (6’ e 59’) dhe të Shabanit (66’).

Pas kësaj dhe insistimit të madh, megjithatë prishtinasit ngushtuan rezultatin me golat e dy zëvendësuesve, Prapashticës (66’) e Pefqelit (90’).

Prishtina të dielën udhëton në Skenderaj ku do të ndeshet në javën e 28-të.

Kupa, gjysmëfinalja, ndeshja e parë

Prishtina – Llapi 2-3 (0-1)

Golat: Prapashtica 66’, Pefqeli 90’ – Januzi 6’, 59’, Shabani 62’

Gjyqtarë: Shpetim Murtezi, Fatlum Berisha. Bujar Selimaj, Selim Isufi

Pozita jashtë lojës: Pri 2-1 Lla

Kornerët: Pri 5-4 Lla

Gjuajtjet totale: Pri 9-8 Lla

Gjuajtjet në portë: Pri 7-4 Lla

Prishtina (4-3-3): 12. Ardit Nika – 2. Besnik Krasniqi (8. Mergim Pefqeli – 80’), 4. Tun Bardhoku, 28. Leotrim Bekteshi, 3. Gledi Mici – 20. Qendrim Zyba, 88. Sabien Lilaj (24. Behar Maliqi – 80’), 10. Endrit Krasniqi (17. Alban Shillova – 67’) – 23. Leonit Abazi (27. Albin Prapashtica – 46’), 15. Gauthier Mankenda (21. Enis Gavazaj – 67’), 9. Leutrim Kryeziu. Zëvendësues: Eglant Haxho, Lorik Boshnjaku. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Llapi: 1. Marian Çoriç – 8. Benjamin Emini, 5. Elvis Prençi, 4. Bujar Idrizi /c/, 16. Ilir Krasniqi, 23. Kushtrim Shabani (21. Alban Ramadani – 73’), 17. Arbnor Ramadani (29. Sava Gardasheviç – 73’), 37. Engjell Hoti (20. Edon Zeqiri – 67’), 10. Valmir Veliu, 22. Kastriot Selmani, 27. Ahmed Januzi (77. Adonis Aliu – 67’). Kryetrajner: Tahir Batatina.

Rastet/golat:

6’ Harkim nga e djathta, Januzi gjuan me kokë dhe shënon në rastin e parë në ndeshje – 0-1.

Endrit Krasniqi

13’ E. Krasniqi harkon nga e djathta, Mankenda lehtë me kokë, kap portieri.

28’ E. Krasniqi nga distanca, e ulët, kap portieri llapjan.

29’ Selmani gjuan rrezikshëm nga e djathta, jashtë.

31’ Mici nga distanca, jashtë.

34’ Lilaj ballore, plogësht, kap portieri.

Besnik Krasniqi

48’ B. Krasniqi nga e djathta e gjen Lilajn në pozitë ideale në qendër të zonës, gjuan me të parën, pret portieri Çoriç.

59’ Këndoren e djathtë të Llapit e shfrytëzon Januzi për golin e tij të dytë në ndeshje – 0:2.

62’ Kushtrim Shabani pranon top nga e majta pas kundërzbritjes, sapo futet në zonë mposhtë portierin Nika në këndin e sipërm.

Albin Prapashtica

66’ Mankenda pranon top në thellësi nga e majta, e harkon në shtyllën e dytë ku ndodhet Prapashtica dhe me kokë tund rrjetën – 1:3.

75’ Prapashtica provon sërish, plogësht.

80’ Zyba gjuan furishëm, jashtë.

Qendrim Zyba

86’ Selmani provon nga e djathta, e furishme, jashtë.

87’ Pefqeli kërcënon, pret portieri.

90’ Prapashtica e harkon këndoren e djathtë, Shillova e vazhdon me kokë në shtyllën e dytë, Pefqeli nga afërsia mposhtë portierin mysafir, 2-3.

Mergim Pefqeli

Deklaroi:

Zekirija Ramadani:
Sot paguam faturën e ndeshjes me Ballkanin. Ai angazhim maksimal në Suharekë na solli lëndime, Zyba, Lilaj e E. Krasniqi arritën të shtrëngonin dhëmbët e të luanin, por jo edhe Boshnjaku e Dellova, nuk arritën të rikuperohen. Me të vërtet një humbje e dhimbshme, edhe pse e kemi ditur që do të jetë vështirë të luftojmë në dy fronte edhe pse ka edhe një ndeshje dhe s’mundet askush të llogarisë Prishtinën që është eliminuar nga Kupa, megjithëse rezultati aspak i favorshëm, ne atje edhe me 1:0 mund të kalojmë në finale. Duhet të punojmë shpejtë të harrojmë këtë humbje, sepse për katër ditë kemi ndeshje ndaj një rivali që tradicionalisht e kemi të vështirë, por edhe nga gjendja e tyre tabelore do të jetë e vështirë, por shpresojë të kalojmë me sukses.