Lajme

Lëndohet portieri Haxho

Lëndohet portieri Haxho

Mungon të paktën pesë javë

Prishtinë, 6 gusht 2019 - Gjatë seancës së sotme stërvitore, portieri Eglant Haxho fatkeqësisht ka pësuar lëndim duke lënduar ashtin e gishtit, “distal phalanx dislocation” duke bërë që të intervenohej urgjentisht në Spitalin Amerikan.

Fatmirësisht gjithçka ka shkuar mirë, operimi ka qenë i suksesshëm dhe Haxhos do t’‘i duhet rreth pesë javë në rehabilitimin e plotë.

Eglantit i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.