Lajme

Liria – Prishtina, të premten më 11 maj (16h)

Liria – Prishtina, të premten më 11 maj (16h)

As ky orar nuk do t’i pengoj “Plisat” drejt marshimit në Prizren!!!

Prishtinë, 7 maj 2018 – Ndeshja e javës së parafundit e XXXII e Vala Superligës ndërmjet Lirisë dhe Prishtinës llogaritet finale para finales. Por, kjo nuk po iu bënë përshtypje akterëve zyrtar duke e caktuar ndeshjen në ditë punë. Por, as ky orar nuk do t’i pengoj “Plisat” drejt marshimit në Prizren!!!

Ndeshja do të zhvillohet në “Përparim Thaqi” të Prizrenit të premten më 11 maj nga ora 16:00. Prishtinën vetëm fitorja e mban në luftë për titull e ku në ndeshjen e fundit në përballjen me Dritën do të përcaktohej fituesi i kampionatit.