Lajme

Liria – Prishtina, të shtunën

Liria – Prishtina, të shtunën

Prishtina ka fituar katër ndeshjet e fundit

Prishtinë, 30 tetor, 2017 – Liria dhe Prishtina do të takohen të shtunën më 4 nëntor nga ora 13:00. Ndeshje kjo e vlefshme për javën e XIV të Vala Superligës.

Liria në këtë edicion ende nuk ka pësuar humbje si vendase duke fituar 4 ndeshje dhe barazuar dy herë.  Ndërsa Prishtina si mysafire ka arritur 2 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Prishtina pozicionohet e dyta me 25 pikë, ndërsa Liria e 6-ta me 19 pikë.

Kurse Prishtina përball Lirisë në katër ndeshjet e fundit ka arritur po aq fitore. Ndërsa që nga rikthimi në elitë më 2015/16, Liria ka arritur 1 fitore e 1 barazim përkundër 5 humbjeve. Ndërsa në 40 përballjet e përgjithshme në të gjitha garat pas luftës, Prishtina ka 23 fitore, 8 barazime dhe 9 humbje me golldallim +31, 65:34.
Në Prizren, Liria ka 8 fitore, 5 barazime dhe 6 fitore të Prishtinës me golldalim +1 për bardhezinjtë, 24:23.