Lajme

Lista e licencuar e futbollistëve

Lista e licencuar e futbollistëve

Mosha mesatare 23 vjet e 6 muaj

Prishtinë, 16 gusht 2019 – FC Prishtina zyrtarisht ka licencuar 26 futbollistë për edicionin e ri 2019/20. Mosha mesatare e ekipit nuk kalon 24 vite, duke pasur 23 vite e 6 muaj.

Futbollisti më ri është Armend Gashi 18 vjeç i lindur në muajin janar të vitit 2001. Por, Prishtina me moshën 18-19 vjeç i ka 7 futbollistë në radhët e saj. Mbi moshën 30 vjeç është, Ahmet Haliti (30), Eglant Haxho (30), Ahmed Januzi (31) dhe Labinot Ibrahimi (33), ndërsa tjerët nuk e kalojnë  moshën 28 vjeç . Po ashtu, me licencim, tani me platformën digjitale të promovuar këtë vit nga administrata e FFK-s, futbollistët licencohen me numra që gjatë një gjysmëstinori nuk mund të ndërrohen.

Lista e futbollistëve të Prishtinës:

Portierë:
1.Alban Muqiqi, 12. Eglant Haxho, 35. Adi Hyla.

Mbrojtësit:
2. Armend Thaqi /c/, 4. Tun Bardhoku, 8. Ahmet Haliti, 13. Art Maloku, 22. Labinot Ibrahimi, 23. Leonit Abazi, 28. Leotrim Bekteshi, 34. Agon Xhaka, 88. Ramush Ramadani.

Mesfushorët:
5. Diar Miftaraj, 6. Endrit Krasniqi, 7. Lorik Boshnjaku, 10. Meriton Korenica, 11. Kreshnik Uka, 15. Gauthier Mankenda, 18. Ergyn Ahmeti, 20. Qendrim Zyba, 21. Armend Gashi, 33. Jon Bajgora, 44. Max Rugova.

Sulmues:
17. Alban Shillova, 27. Ahmed Januzi, 77. Trimror Selimi.

*Visar Bekaj dhe Basid Khalid në proces të transferimit.