Lajme

“Live” nga teshatoret e stadiumit

“Live” nga teshatoret e stadiumit

Pasi që skuadra nuk ka stërvitur sot dhe nesër eshtë ditë Bajrami, futbollistët do të ketë pushim dhe do të punojnë dy herë të mërkurën.

Ndërsa kryetari i klubit, Remzi Ejupi iu ka mbajtur futbollistëve një fjalim të shkurtër. “Besojmë shpejt do të bëhet pranim-dorëzimi i objektit dhe do të kthehemi në shtëpinë tonë. Dua të fokusohemi maksimalisht për ndeshjes e së dielës kundër Trepçës ‘89 sikur s’ka ndodhur asgjë sot. Ne, të gjitha ndeshjet si vendas do t’i zhvillojmë këtu, por edhe ku do që do të luajmë,  ne duhet fituar”, ka mbyllur kryetari Ejupi.

Kurse kryetrajneri Josa tha se shumë vonë, ashtu sikurse futbollistët, e ka kuptuar që është anuluar ndeshja.
“Ky anulim i ndeshjes na prish planet e punës, por duhet kompensuar në seancat stërvitore dhe krejt çfarë dua nga ju është të jeni sa më unik si grup dhe sëbashku të përqendrohemi rreth synimit të suksesit që kemi”, tha para futbollistëve dhe drejtuesve të klubit, kryetrajneri Josa.