Lajme

Llapi – Prishtina, statistikat

Llapi – Prishtina, statistikat

Të enjten përballja e 27-të zyrtare pas luftës

Prishtinë, 23 qershor 2020 – Llapi dhe Prishtina do të takohen në kuadër të javës së 26-të të Ipko Superligës. Ndeshja zhvillohet këtë të enjte më 25 qershor në “Zahir Pajaziti” nga ora 16:45.

Pas 25 javëve, Llapi renditët e 6-ta me 37 pikë të tubuara, 10 më shumë se vendi që dërgon në Ligën e parë dhe 15 pikë larg vendit të parë. Ndërsa, Prishtina renditet e dyta me 50 pikë të tubuara, 2 larg Dritës, lidere e klasifikimit.

Por, prishtinasit gjithmonë kanë pasur udhëtim të vështirë në Podujevë, megjithëse në duelin e fundit në vjeshtë patën triumfuar bindshëm, 4:1. Megjithatë ishte Llapi që kishte ngadhënjyer në ndeshjen e parë në Prishtinë, 1:0.

Dy skuadrat gjithsejtë pas luftës kanë 26 ndeshje të zhvilluara. Udhëheq Prishtina me 15 fitore, 3 barazime e 8 humbje me goldallim +19, 45:26.

Por, krejt ndryshe qëndron raporti në Podujevë. Nga 12 ndeshje, Llapi ka fituar 6 sosh, 3 barazime dhe 3 fitore të Prishtinës me goldallim +5 për Llapin, 16:11.

Pra, ky udhëtim i Prishtinës në Podujevë konsiderohet më i vështiri deri më tani në stinorin pranveror. Prishtina duhet të fitoj ndeshjen për të vazhduar tutje dhe çdo rezultat tjetër do t’i komplikonte situatën në klasifikim.