Lajme

Lothar Matthäus vizitë FC Prishtinës

Lothar Matthäus vizitë FC Prishtinës

Me kryetarin Ejupi biseduan kryesisht për infrastrukturën sportive

Prishtinë, 19 qershor 2019 – FC Prishtina pati nderin të mirëpres ish-kampionin e botës me Gjermaninë dhe kapitenin e saj, Lothar Matthaus.

Legjenda e futbollit gjerman u takua me zyrtar të klubit së bashku edhe me fëmijët e Shkollës së futbollit FC Prishtina.

Përveç futbollit, u bisedua, dhe ish-futbollisti i Inter dhe Bayern Munih, u njoftua për projektet sportive të infrastrukturës të klubit më të madh në vend.