Lajme

M. Josa: Nëse e japin njëqindpërqindtë  e fitojmë ndeshjen

M. Josa: Nëse e japin njëqindpërqindtë  e fitojmë ndeshjen

Gibraltar, 1 korrik 2019

Mirel Josa

M. Josa: Nëse e japin njëqindpërqindtë  e fitojmë ndeshjen

“Është e rëndësishme të rikuperojmë skuadrën nga udhëtimi dhe të japim maksimumin nesër duke qenë se për ne ka shumë rëndësi ndeshja për vazhdimësinë e skuadrës, për mënyrën se si do të vazhdoj të ndërtohet kjo skuadër. Por, edhe për prestigjin tonë si futboll duhet se s’bënë që skuadra të japi maksimumin. Unë jam i qetë për faktin sepse futbollistët i shoh, ata futbollistë që janë në gjendjen maksimale, jam i sigurt se do të japin njëqindpërqindtë  dhe nëse futbollistët e japin këtë jam i sigurt që ne do ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë kryetrajneri Josa. 

Armend Thaqi

Thaqi: Ndeshje e vështirë, por duhet të japim gjithçka nga vetja të kalojmë

“Pas një rezultati të disfavorshëm në Prishtinë, mendoj se do të na pret edhe ndeshje më e vështirë se atje. Por, po e përsëritëm angazhimin sikurse në ndeshjen e parë në Prishtinë dhe po i përsëritëm të gjitha ato raste, krejt çfarë na duhet të konkretizojmë njërën nga to. Normalisht që kemi ardhur të kalojmë raundin për të cilën besojmë shumë. Por, për të arritur atë duhet të japin edhe njëherë më shumë se që kemi dhënë në Prishtinë”, ka thënë Armend Thaqi.