Lajme

Mbahet seanca e fundit stërvitore

Mbahet seanca e fundit stërvitore

Flasin para medieve kryetrajneri Josa e kapiteni Dallku

Mitrovicë, 18 korrik 2018 - Ndeshja kthyese e raundit të parë të UEFA Europa League ndërmjet Prishtinës dhe Fola të Luksemburgut (0:0) zhvillohet nesër, e enjte 19 korrik, nga ora 19:00 në stadiumin “Adem Jashari”.

Ndërsa, dy skuadrat sot kanë mbajtur seancat e fundit stërvitore para përballjes së nesërme. Skuadra e Prishtinës nuk ka qenë komplete, sepse Januzi ka qenë i detyruar të pushoj pas një lëndimi që ka pësuar nga ngarkesa dhe vetëm nesër mund të shihet se a do të mund të startoj apo jo, nëse jo vendin e tij do të zë Alen Jasharoski ndërsa nuk pritet të ketë shumë ndryshime në formacionin bardhekaltër çka megjithatë do të dihet vetëm disa orë para ndeshjes.

Përndryshe fusha e stadiumit “Adem Jashari” nuk është e përkryer dhe mjaft e rënduar pas reshjeve të fundit të shiut.

Pamje nga seanca stërvitore:

Ndërsa pas seancës stërvitore, kryetrajneri Mirel Josa dhe Armend Dallku në konferencën e organizuar brenda ambienteve të stadiumit iu kanë drejtuar publikut nëpërmjet gazetarëve.

Edhe kryetrajneri Josa edhe kapiteni Dallku, sikurse në tre ndeshjet tjera paraprake kanë shprehur rezervat e tyre dhe duke qëndruar me këmbë në tokë janë shprehur se ndeshja do të jetë shumë më e vështirë se që presin adhuruesit dhe mbarë publiku.

Deklaratat e plota në video: