Lajme

Mbyllet kampionati i Superligës U17

Mbyllet kampionati i Superligës U17

Prishtina mposhti Trepçën ’89 0 3-2, por “minatorët” shpallën kampion me meritë

Kastriot, 31 maj, 2017 – Sot është zhvilluar ndeshja e fundit kampionale e Superligës U17. Në derbin e zhvilluar ndërmjet Prishtinës dhe tani më kampionëve, Trepçës ’89. Ndeshjen fituan bardhekaltrit 3:2. Por, skuadra mitrovicase, me gjithë humbjen, sot bindi që është shpallë kampione me plot meritë. Futbollistët prishtinas treguan se kanë cilësi, por duke stërvitur gjithmonë vetëm në fusha të vogla të mbyllura, tregon edhe njëherë se është pengesë e madhe në shfaqjen e cilësive. Përndryshe ishte ky kampionati i parë i organizuar në ligë unike dhe padyshim është treguar si hap i qëlluar.

FC Prishtina U17

Java XXII

Prishtina – Trepça ’89 3:2 (0:0)

Golat: Riza Zhdrella 64’, 73’, Ramush Ramadani 90+3 – Robert Rrahmani 55’, Lek Babaj 58’

Gjyqtarë: Korab Metaj, Granit Jahaj, Qendrim Ferizaj - Istog

KV: Bleon Sermaxhaj – Çlirim Imeri, Robert Rrahmani, Albion Pllana, Blerim Zeneli

Prishtina: Dorant Ahmetaj – Getoart Leci, Egzon Statovci, Xheladin Zeqiri, Bleon Sermaxhaj (Donart Dragusha), Bleon Shaqiri (Kujtim Fetahu), Ramush Ramadani, Jon Bajgora (Festim Berisha), Armend Gashi, Lis Ahmeti, Riza Zhdrella. Trajner: Fadil Berisha

Trepça ‘89: Albin Ahmeti (Ersan Imeri) – Deniz Sadiku, Korab Beka, Arnis Avdiu (Valon Voca), Beshir Sheremeti, Çlirim Imeri (Blend Rexha), Blerim Zeneli (Kushtrim Hoxha) , Lek Babaj, Albion Pllana (Altin Hyseni), Bleon Tupella, Robert Rrahmani. Trajner: Lavdim Bexheti.

Trepça '89