Lajme

Më 22 janar skuadra në përgatitje në Durrës

Më 22 janar skuadra në përgatitje në Durrës

Më 3 shkurt në “Topkapi Palace” në Lara të Antalisë në Turqisë

Prishtinë, 17 janar, 2017 – Skuadra është duke punuar me intensitet të lartë dy herë në ditë në Kastriot. Paradite në fushën ndihmëse të stadiumit “Agron Rama”, kurse pasdite në palestrën e Kastriotit.

Ndërsa, të dielën më 22 janar skuadra transferohet në Durrës ku do të qëndroj tetë ditë deri më 30 janar.

Kurse, pas qëndrimit të shkurtër në Prishtinë, bardhekaltrit udhëtojnë sërish jashtë vendit. Më 3 shkurt, skuadra udhëton në Antali të Turqisë ku do të qëndroj për tetë ditë deri më 11 shkurt në hotelin e njohur, “Topkapi Palace”