Lajme

Me 5 gusht festë në “Selman Stermasi”

Me 5 gusht festë në “Selman Stermasi”

Nga ora 20:00 Tirana e pret në miqësore Prishtinën

Prishtinë, 24 korrik 2018 - Skuadra e Prishtinës është në pushim deri të enjten kur nga ora 10:00 në fushën e 2 Korrikut rinis përgatitjet për edicionin e ri të kampionatit - shorti i të cilit do të hidhet me 1 gusht, ndërsa fillon më 18 gusht.

Superkupa e Kosovës. ndërmjet Prishtinës dhe Dritës zhvillohet në kryeqendër me 13 gusht nga ora 20:00.

Ndërsa më 5 gusht në “Selman Stermasi”, për herë të parë në miqësore takohen Tirana dhe Prishtina, dy klubet më të trofeshme të dy shteteve shqiptare. Ndeshja do të zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve nga ora 20:00.