Lajme

Me Ballkanin më 11 shtator (15:45h)

Me Ballkanin më 11 shtator (15:45h)

Me Ferizajn më 15 shtator (19:45h)

Prishtinë, 4 shtator 2018 – Përshkak ndeshjeve të Përfaqësueses, kampionati pushon deri në mesjavën e ardhshme, gjegjësisht më 11 shtator. Ndërsa Supersport sëbashku me FFK-n kanë caktuar orarin e javës së IV dhe javës V.

Prishtina në javën e 4-të udhëton në Therandë ku takohet me Ballkanin vendas. Ndeshja do të zhvillohet të martën më 11 shtator nga ora 15:45.

Ndërsa në javën e 5-të me Ferizajn takohet të shtunën më 15 shtator nga ora 19:45 në stadiumin e Prishtinës.