Lajme

“Me përqendrim pak më të mirë se sa në ndeshjen e kaluar, mund të realizojmë më shumë gola”

“Me përqendrim pak më të mirë se sa në ndeshjen e kaluar, mund të realizojmë më shumë gola”

Elbasan, 24 qershor, 2021 - Kryetrajneri Ramadani flet para ndeshjes me Inter d’Escaldes

Zekirija Ramadani

Zekirija Ramadani: Me përqendrim pak më të mirë se sa në ndeshjen e kaluar, mund të realizojmë më shumë gola

“Mendoj se ekipi është i vëmendshëm, i kujdesshëm, e din se çka na pret - një ndeshje shumë e vështirë. E mira është rikthimi i Bekteshit, është i mirëseardhur. Do të mundohemi ta freskojmë ekipin në formacion, sepse tash është pak më lehtë për neve si trajner kur ke konkurrencë të mirë dhe të barabartë. Shpresojmë në rezultat pozitiv dhe nëse do të kemi angazhimin e njëjtë dhe përqendrimin pak më të mirë se sa në ndeshjen e kaluar, para portës e mendoj, në finalizim të aksioneve, atëherë besoj se mund të realizojmë më shumë gola se në ndeshjen e parë”. 

Zekirija Ramadani