Lajme

Megjithatë, juniorët luajnë të mërkurën më 24 maj

Megjithatë, juniorët luajnë të mërkurën më 24 maj

Orari i kategorive tjera mbetët i njëjtë

Prishtinë, 19 maj, 2017 – Megjithatë FFK ndryshon orarin e garave të juniorëve. Pas vendimit absurd që brenda tre ditëve me vetëm një ditë ndërmjet pushim të zhvillohen dy ndeshje, është vendosur që ndeshjet e javës së XXIX, e parafundit, të Superligës për junior (U19) të shtyhen për mesjavën e ardhshme, e mërkurë 24 maj. T’ju kujtojmë që Prishtina U19 ka edhe dy ndeshje derbi, me Hajvalinë dhe Flamurtarin. Të tre skuadrat po pretendojnë titullin e më të mirit, kurse Prishtina udhëheq 1 pikë më shumë se Flamurtari dhe 3 më shumë se Hajvalina me të cilën së pari do të ndeshet të mërkurën më 24 maj në Kizhnicë nga ora 11.00