Lajme

Megjithatë, Prishtina sërish në Evropa Ligë

Megjithatë, Prishtina sërish në Evropa Ligë

Kjo do të jetë pjesëmarrja e tretë rresht

Prishtinë, 24 maj 2019 - Pas triumfit të sotëm në Kupën e Kosovës nga Feronikeli ndaj Trepçës ‘89, Prishtina automatikisht ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League si nënkampione edicionit 2018/19.

Është kjo hera e katërt që skuadra siguron pjesëmarrjen në Evropë. Dy herë e ka bërë nëpërmjet triumfit në Kupën e Kosovës dhe dy herë tjera si nënkampione. Megjithatë, në edicionin e parë pas pranimit, skuadrat kosovare nuk ishin licencuar dhe sivjet do të jetë pjesëmarrja e tretë rresht duke mbetur skuadra e vetme kosovare me më shumë se një paraqitje në Evropë.

2018/19 - Nëpërmjet vendit të dytë
2017/18 - Fitues i Kupës - Kalon raundin paraeliminator duke e mposhtur Europa nga Gjibraltari 1:1 dhe 5:0, ndërsa eliminohet në raundin e parë nga Fola e Luksemburgut me penalti pas dy ndeshjeve të luajtura pa gola.
2016/17 - Nëpërmjet vendit të dytë - eliminohet në raundin e parë kundër Norkoping të Suedisë 5:0/0:1
2015/16 - Fituese e Kupës - nuk licencohet