Lajme

Mergim Pefqeli nuk simulon (foto)

Mergim Pefqeli nuk simulon (foto)

Në fakt dje ai u ndëshkua me karton padrejtësisht

Mergim Pefqeli

Prishtinë, 6 prill, 2017 – Deri sa zhvillohej dje ndeshja e javës së XXIV, në minutën e 36-të Mergim Pefqeli merr top nga Debatik Curri në anën e majtë dhe niset drejt portës, por topin nuk e kishte pranuar aq mirë dhe ishte nën presionin e mbrojtësit të djathtë të Dritës, Alban Rexhepi. Dhe, mesfushori prishtinas nuk po gjente momentin e duhur për ta goditur topin kur vije në ndihmë të Rexhepit edhe mbrojtësi tjetër, Viktor Kuka. Pak të shtyra, pak të kapura për duarsh dhe Mergim Pefqeli humb ekuilibrin dhe bije në tokë, por vetëm simulim nuk kishte. Gjyqtari nga Mitrovica, Selim Isufi e ndëshkon Pefqelin padrejtësisht me karton të verdhë për simulim, ku nga fotografitë shihet që nuk ka lidhje me simulim. Nëse nuk do të gjykonte në pikën e bardhë, atëherë as simulim nuk ishte dhe mund të vazhdonte loja si përpjekje për të luftuar për top.

Sidoqoftë, pas këtij momenti Pefqeli ra paksa nën ndikimin e këtij momenti, por djaloshi nga Prishtina u këndell, mori vetën dhe ndihmoi shokët për fitoren në shfaqjen më të mirë në këtë edicion duke mposhtur Dritë në shtëpi të saj 3:1.