Lajme

Mergim Pefqeli vazhdon me Prishtinën

Mergim Pefqeli vazhdon me Prishtinën

Pefqeli me Prishtinën ka luajtur 59 ndeshje zyrtare

Mergim Pefqeli

Prishtinë, 31 korrik 2018 – Mesfushori 24 vjeç, i lindur në Prishtinë më 25.11.1993, ka vazhduar sërish kontratën me Prishtinën e cila i skadoi pas ndeshjeve ndërkombëtare. Do të jetë ky viti i tretë që Pefqeli do të mbroj ngjyrat e Prishtinës, klub ky amë i Mërgimit pasi që tërë shkollën e futbollit e kreu në klubin bardhekaltër.

Pefqeli për dy vite me Prishtinën ka luajtur 59 ndeshje zyrtare (28 titullar) duke shënuar 7 gola (një prej tyre në Evropë) dhe 2 asistime.

“Që të vazhdoj kontratën me Prishtinën s’ka qenë aspak vështirë. Është klubi im i fëmijërisë, klubi i zemrës dhe jam rritur me këto ngjyra. Por, edhe atmosfera e mirë në klub dhe duke i ndjerë borxhli për mos shpalljen kampion në edicionin e kaluar, atëherë duhet larë atë borxh si para drejtuesve të klubit, dashamirëve, qytetit e në veçanti “Plisave” që më në fund të shpaguajmë besimin dhe të sjellim titullin në kryeqendër”, ka thënë Pefqeli.