Lajme

Mici: Gjilani me eksperiencë dhe trajner motivues, por neve na duhen tre pikët

Mici: Gjilani me eksperiencë dhe trajner motivues, por neve na duhen tre pikët

“Do të japim maksimumin për tre pikët e vazhdimësisë”

Prishtinë, 29 mars 2021 – Prishtina dhe Gjilani nesër zhvillojnë duelin e mbetur të javës së 26-të. Për Prishtinën përballja me gjilanasit do të jetë test i vërtetë në rrugën drejt titullit e ku menjëherë e pret edhe ndeshja me Ballkanin në fundjavë.

Andaj, skuadrës tani i duhet përqendrim maksimal duke pasur pak vend për gabime. Por, optimizmi tek futbollistët është maksimal se mund të mposhtët edhe një skuadër me përvojë siç është Gjilani. Këtë e argumenton fitorja e fundit ndaj tyre në Gjilan, 3:0. Por, humbja e pësuar në shtëpi prej 2:0, jep shenja që skuadra duhet të jetë maksimalisht e kujdesshme. Fitorja ndaj Gjilanit do të afronte skuadrën në dy pikë larg Ballkanit (dhe Dritës) dhe pastaj përballja direkte në Therandë do të vendoste gjithçka.

Përndryshe skuadra nuk pritet të ketë mungesa.

G. Mici: Gjilani me eksperiencë dhe trajner motivues, por neve na duhen tre pikët

Do të jetë ndeshje tepër e vështirë, pasi që Gjilani ka ekip me lojtarë me eksperiencë dhe trajner motivues, plus kësaj luajnë edhe pa presion. Ndërsa nga ana tjetër neve na kryejnë punë vetëm tre pikët dhe për çka kam besimin e plotë se do të japim maksimumin për ato pikë për të vazhduar tutje objektivin tonë”, ka thënë mbrojtësi i majtë, Gledi Mici.

Java XXVI
Prishtina – Gjilani
E martë, 30 mars – ora: 15.00
Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë
Gjyqtarë: G. Shala, A. Ejupi, E. Bicaj, A. Halilaj
Drejtpërdrejt në Artmotion