Lajme

Miqësore: 2 Korriku – Prishtina 0-6

Miqësore: 2 Korriku – Prishtina 0-6

Në mungesë të ndeshjeve kampionale u zhvillua miqësore

Gauthier Mankenda

Prishtinë, 21 mars 2019 – 2 Korriku dhe Prishtina kanë zhvilluar miqësore kontrolluese. Për shkak ndeshjeve të Përfaqësueseve skuadrat janë në pushim aktiv dhe kanë shfrytëzuar rastin të ndeshen në miqësore testuese.

Ergyn Ahmeti

Prishtina ka mposhtur rivalët e Ligës parë, 2 Korrikun vendas 6:0. Në fakt, pjesa e parë përfundoi vetëm me 1 gol epërsi (Morina), kurse për verdh e kaltrit u paraqitën edhe dy ish-futbollistët e Prishtinës me shumë përvojë, Mentor Mazrekaj dhe Qendrim Sejdiu. Ndërsa dy skuadrat në pjesën e dytë u paraqitën të gjithë futbollistët, kurse Prishtina shënoi edhe 5 gola tjerë.

Për bardhekaltrit u paraqitën të gjithë futbollistët në dispozicion, përveç Dallkut që sot iu është bashkëngjitur stërvitjeve, Khalidit të suspenduar dhe Zybës së lënduar, ndërsa Bekaj (“A”) dhe Hasanaj (U21) janë në grumbullim me Përfaqësueset.

Miqësore

2 Korriku – Prishtina 0-6 (0-1)

Golat: Marjo Morina, Arbër Hoxha (2), Alen Jasharoski (2) dhe Mergim Pefqeli

2 Korriku: Amir Govori – Lirim Pajaziti, Florent Murseli, Abit Salihu, Landrit Rama, Qendrim Sejdiu, Andi Oruqi, Endrit Baholli, Arbnor Shala, Mentor Mazrekaj, Zenel Janovali. Në pjesën e dytë luajnë edhe futbollistë tjerë.

Prishtina: Alban Muqiqi – Armend Thaqi (Ramush Ramadani), Leotrim Bekteshi (Agon Xhaka), Ahmet Haliti, Abdul Bashiru (Jamal Arago), Diar Miftaraj (Trimror Selimi), Argjend Mustafa (Lorik Boshnjaku), Ergyn Ahmeti (Lis Ahmeti), Gauthier Mankenda (Arbër Hoxha), Meriton Korenica (Mergim Pefqeli), Marjo Morina (Alen Jasharoski).