Lajme

Miqësore: 2 Korriku - Prishtina 1-4

Miqësore: 2 Korriku - Prishtina 1-4

Ndeshja u zhvillua nëpër fushë të papërshtatshme

Armend Thaqi

Prishtinë, 31 korrik 2019 - 2 Korriku dhe Prishtina sot zhvilluan miqësore testuese në fushën e Ramiz Sadikut, por shumë të papërshtatshme dhe sidomos bardhekaltrit nuk rrezikuan duke mos lejuar futbollistët të paraqiteshin më shumë se 45 minuta, përveç Shillovës që ka mangësi të ndeshjeve dhe Miftarajt që sot mungoi për shkak arsyeve familjare.

Prishtina sot u rreshtua ndryshe testueseve tjera, me 4-4-2 të pastër me dy sulmues qendre.

Prishtina shënoi nga dy gola në çdo pjesë, ndërsa 2 Korriku në pjesën e dytë ngushtuan rezultatin në 1:3.

Në minutën 19-të u shënua goli i parë, pas një topi të dhënë gabim nga futbollisti i 2 Korrikut, ish-anëtar i të rinjve të Prishtinës, Jehon Stubllës, dhe depërtimit të Januzit e pasimit te Boshnjaku e ky i fundit asistim për Korenicën, realizues - 0:1.

Ahmed Januzi

Edhe goli i dytë ishte gabim i kundërshtarit dhe pasim i gjatë i Korenicës për Januzin i cili nga mesfusha arrin në zonë, kalon portierit dhe pse kishte pengesë dy-tre futbollistë kundërshtar, realizoi për epërsinë 2:0 (21’).

Ahmed Januzi

Golin e tretë shënoi sulmuesi tjetër, Shillova, pas pasimit të Ahmetit, me gjuajtje të fortë direkte pranë zonës së rreptësisë (52’).

Alban Shillova

2 Korriku ngushtoi rezultatin nëpërmjet Adonis Aliut pas harkimit nga e djathta - 1:3 (54’).

Mankenda vulosi rezultatin në 4:1 pas pasimit nga e majta të Fetahajt dhe gjuajtjes shumë precize ballore (68’).

Gauthier Mankenda

Pas kësaj testuese, Prishtina është në kërkim të një kundërshtari tjetër për të shtunën, pas anulimit të ndeshjes me Dukagjinin - skuadër kjo që bardhekaltrit ndeshen menjëherë në javën e dytë të kampionatit.

Ndërsa të mërkurën e ardhshme Prishtina ndeshet me Onix në Istog.

Miqësore:

2 Korriku - Prishtina 1-4 (0-2)

Golat: Adonis Aliu 54’ - Meriton Korenica 19’, Ahmed Januzi 21’, Alban Shillova 52’, Mankenda 68’

Gjyqtarë: Genc Nuza, Erzen Janovali, Granit Pacolli

2 Korriku: Egzon Bislimi - Lirim Pajaziti, Landrit Rama, Abit Salihu, Jehon Stublla, Argjend Xhafa, Andi Oruqi /c/, Qendrim Sejdiu, Erdit Baholli, Besmir Osmani, Adonis Aliu. Në pjesën e dytë u paraqitën edhe futbollistë tjerë. Kryetrajner: Besim Ademi.

Prishtina (4-4-2): Eglant Haxho (Alban Muqiqi - 46’) - Armend Thaqi /c/ (Ramush Ramadani - 46’), Leotrim Bekteshi (Art Maloku - 46’), Ahmet Haliti (Agon Xhaka - 46’), Tun Bardhoku (Gentian Mazrekaj - 46’) - Endrit Krasniqi (Qendrim Zyba - 46’), Lorik Boshnjaku (Armend Gashi - 46’), Kreshnik Uka (Ergyn Ahmeti - 46’), Meriton Korenica (Gauthier Mankenda - 46’) - Ahmed Januzi (Liridon Fetahaj - 46’), Alban Shillova (Trimror Selimi - 60’). Kryetrajner: Mirel Josa.