Lajme

Miqësore: 2 Korriku – Prishtina 2-4

Miqësore: 2 Korriku – Prishtina 2-4

U provuan të gjithë futbollistët

Prishtinë, 14 shkurt 2019 – Prishtina dhe 2 Korriku sot kanë zhvilluar miqësore testuese. Dy skuadrave kjo trening-ndeshje i ka shërbyer para ndeshjeve të radhës kampionale – 2 Korrikut para ndeshjes me Vëllaznimin në Gjakovë, ndërsa Prishtinës para ndeshjes me Flamurtarin

Dy skuadrat provuan të gjithë futbollistët.

Në fund bardhekaltrtit triumfuan 4:2, me het-trikun e Jasharoskit dhe një gol të Pefqelit, ndërsa për vendasit verdhekaltër shënoi “dopio” Florent Molliqaj.

Prishtina në pjesën e parë luajti me: Bekaj – Thaqi, Haliti, Dallku, Bashiru – Miftaraj, Arago, Morina – Korenica, Mankenda, Jasharoski.
Ndërsa në të dytën: Muqiqi – Hasanaj, Bekteshi, Xhaka, Ramadani – Boshnjaku, Mustafa, Ahmeti – Pefqeli, Hoxha dhe Khalid.

2 Korriku u paraqit me: A. Govori – L. Rama, A. Salihu, Z. Janovaliu, E. Stublla, F. Molliqaj, Y. Bislimi, G. Haliti, A. Xhafa, E. Baholli, F. Murseli.