Lajme

Miqësore: Ballkani – Prishtina 1-2

Miqësore: Ballkani – Prishtina 1-2

Prishtina ka fituar ndeshjen e parë kontrolluese

Therandë, 19 janar, 2018 – Bardhekaltrit sot kanë zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese. Për kundërshtar pati skuadrën vendase nga Theranda, Ballkani. Skuadër kjo mjaft e kompletuar me gjysmën e lojtarëve me përvojë nga Superliga dhe me të drejtë llogariten favorit për t’u inkuadruar në Superligë.

Ndeshjen e interesante e bënë edhe numër jashtëzakonisht i madh i shikuesve të cilët me gjasë u ndanë të kënaqur nga kjo paraqitje.

Prishtina sot ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese që nga fillimi i fazës përgatitore me 5 janar. Ndërsa skuadra më nuk zhvillon ndeshje kontrolluese para se të udhëtoj të enjten më 25 janar.

Skuadra e prirë nga kryetrajneri Mirel Josa, sot ishte e mangët pa 7 futbollistë, si Khalid, Fetahaj, Curri, Boshnjaku, Miftaraj, Zyba - të lënduar dhe i sëmurë Dumani ndërsa në minutën e 15-të lëndim të thembrës pësoi edhe Pefqeli.

Miqësore: Ballkani – Prishtina 1-2 (1-1)

Golat: Ilir Gega 11’ – Blend Baftiu 34’, 63’

Ballkani (3-5-2): Armend Ruxhi – Ilir Gega, Visar Berisha, Liridon Kukaj – Valon Bytyqi, Jonuz Kolloni, Ramadan Kryeziu, Caner Gëzim, Gentian Elezaj - Leutrim Gashi, Berat Hyseni. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë. Kryetrajner: Zymer Elshani.

Prishtina (4-3-3): Visar Bekaj (Alban Muqiqi – 46’) – Përparim Osmani (Lorik Maxhuni – 46’), Armend Dallku (Ben Nash Quansah – 46’), Agon Xhaka (Leonat Vitija – 70’), Abdul Bashiru (Bleon Sekiraqa – 80’) – Ergyn Ahmeti (Dardan Sekiraqa – 88’), Mergim Pefqeli (Blend Baftiu – 15’), Drashko Bozhoviç (Jorge Rodolfo – 46’) – Gauthier Mankenda (Arbër Hoxha – 46’), Liridon Fetahaj (Donat Hasani – 63’), Ahmed Januzi (Kastriot Selmani – 63’). Kryetrajner: Mirel Josa.

Komenti:

Në stadiumin e rindërtuar të Ballkanit e të mbushur përplot me shikues, ishte skuadra vendase që shënoi e para. Pas harkimit të këndores nga e djathta dhe pakujdesisë në rreshtimin e mbrojtjes mysafire, nga afërsia shënoi Ilir Gega (1:0 – 11’).

Pastaj ishte Prishtina që e dominoi ndeshjen dhe pas një këndoreje nga e djathta e harkuar nga Mazrekaj, topi u dëbua nga zona dhe Blend Baftiu që zëvendësoi Pefqelin e lënduar, gjuan me të parën “vollej” nga 22-23 metra ballore duke shënuar gol të bukur (1:1 – 34’).

Në minutën e 48-të Lorik Maxhuni shënoi autogol e që duk sikur ishte i rregullt, por u anulua nga gjyqtari anësor për pozitë jashtë lojës.

Edhe në vazhdim prishtinasit ishin më kërkues, por kishte raste kur edhe vendasit kërcënonin. Prishtina pas harkimit nga Bashiru, braziliani që ndodhet në prova, Rodolfo nga pozitë ideale i vetëm me portier , me gjuajtje me kokë qëlloi pingulen e djathtë.

Në minutën e 63-të Blend Baftiu merr top para zonës dhe diku nga 25 metra gjuan me saktësi duke shënuar golin e tij të dytë në ndeshje dhe golin e fitores - 2:1.