Lajme

Miqësore: FK Desna - FC Prishtina 1-0

Miqësore: FK Desna - FC Prishtina 1-0

Bardhekaltrit pësuan gol nga gjuajtja e lirë (50’)

Lorik Boshnjaku - Desna - Prishtina 1-0

Side/Turqi, 26 janar 2019 - Prishtina ka pësuar humbje në ndeshjen e parë miqësore në përgatitjet e Antalyas. Prishtina për kundërshtar kishte anëtarin e elitës ukrainase të pozicionuar në vendin e 6-të.

Në fakt, ndeshja ishte diskutabile a do të zhvillohej, sepse siç ju kemi njoftuar, jugun e Turqisë e ka kapluar mot i keq me erëra të forta dhe me rrebeshe shiu. Megjithatë, në një fushë të shkëlqyer, aty ku shpesh Kombëtarja e Turqisë U21 zhvillon ndeshjet miqësore të saj, u pa ndeshje interesante dhe me shumë raste nga dy skuadrat e sidomos nga Prishtina.

Meriton Korenica

Ishte skuadra ukrainase që filloi më mirë më ndeshjen kur edhe qëlluan pingulen. Por, fundi i pjesës së parë në tërësi i takoi Prishtinës e cila qëlloi edhe traversën.

Por, ishte një goditje nga jashtëzona paksa e devijuar prej gjuajtjes së lirë që vendosi rezultatin 1:0 në të mirë të ukrainasve.

Për Prishtinën u paraqiten 22 futbollistë, njëri prej tyre në prova, turku 19-vjeç, sulmues anësor i dalë nga të rinjtë e Galatasary, Serkan Sefil.

Miqësore:

Desna - Prishtina 1-0 (0-0)

Golashënues: Slinuin 50’

Desna: 72. Tatarenko - 21. Lyulka, 17. Hitchenko, 32. Imerekov, 16. Niemchaninov, 7. Ohirya, 22. Moseovyi, 9. Khlokas, 89. Volkov, 27. Starenkyi, 5. Asbkyan. Në pjesën e dytë ndër të tjerë luajtën edhe: Adonis Shala, Pase, Filippov, Banasevych, D. Favorov, A. Favorov, Bezborodka, Katlushov, Slinuin.
Prishtina:
12. Bekaj (1. Muqiqi - 46’) - 2. Thaqi (16. Hasanaj - 61’) , 28. Bekteshi (8. Haliti - 46’), 4. Dallku (34. Xhaka - 65’), 13. Bashiru (3. Arago - 46’) - 5. Miftaraj (21. Mustafa - 46’), 7. Boshnjaku (20. Zyba - 61’), 27. Morina (66. Ahmeti - 46’) - 10. Korenica (17. Hoxha - 46’), 15. Mankenda (77. Pefqeli - 61’), 9. Khalid (19. Sefil - 68’).

FC Prishtina

Rastet:

4’ Kundërzbritje e shpejtë e cila u shndërrua në aksion të gjatë, në fund nga gjysmë e djathta brenda zonës Starenkyi qëllon pingulen.

26’ Gabim zinxhir në prapavijën e Prishtinës dhe Asbkyan u gjend përball portierit Bekaj që i ngushtoi këndin dhe ndali gjuajtjen.

Meriton Korenica

28’ Pas këndores nga e djathta të Boshnjakut, Korenica harkon, Miftaraj nuk ia del me kokë e nga topi i devijuar përpak të përfitonte Mankenda gjuajtja e të cilit shkoi pranë pingules.

32’ Pas rivënjes anësore nga e majta Mankenda ia vazhdon Khalid i cili depërton paralel m zonën dhe nga gjuajtja ballore gjuan rrezikshëm dhe pranë pingules së djathtë.

40’ Morina shtyn topin te Khalid dhe del i vetëm me portier, por gjuan drejt në gardianin e Desnas.

44’ Aksion shumë i gjatë i mbyllur me pasim të Korenicës nga e djathta për Morinën i cili shenjëstron këndin e epërm, por reagon dhe shpëton gol portieri kundërshtar.

45’ Këndore tjetër nga e djathta e nisur shkurt nga Boshnjaku për Morinën e ky e gjen Miftarajn që me kokë e vazhdon aty ku ndodhej Mankenda dhe me gërshërë gjuan bukur, por qëllon vetëm traversën.

46’ Khalid përfiton nga gabimi i mbrojtjes rivale e del me portier nga e majta dhe e tenton këndin e afërm, por portieri zëvendësues e dëbon në këndore.

50’ Desna e ndëshkon Prishtinën për rastet e humbura. Nga gjuajtja e lirë Slinuin gjuan ulët, topi me gjasë devijohet pak dhe portieri Muqiqi nuk ia dali ta ndalte rrezikun në krahun e tij të djathtë - 1:0.

63’ Slinuin sërish nga gjuajtja e lirë rrezikon prej distancës, por portieri Muqiqi ndal dhe kap topin.

64’ Hoxha provon nga distanca, në vend portieri ukrainas.

Ergyn Ahmeti

64’ Ahmeti depërton deri para zonës kur e kthen pak për Zybën i cili e mbyll aksionin me gjuajtje të fortë të ulët, por nuk mposhtet as kësaj here portieri ukrainas.

78’ Muqiqi pret gjuajtje të rrezikshme anësore nga afërsia.

Armend Thaqi