Lajme

Miqësore: Gjilani - Prishtina 2-0

Miqësore: Gjilani - Prishtina 2-0

Fitore e merituar e gjilanasve

Gjilan, 10 gusht, 2017 - Edhe sot mbizotëroi vapë e madhe. Dhe, në këto temperatura ekstreme, futbollistët e Prishtinës assesi të gjinden dhe kurrsesi të gjejnë motiv për ndeshje. E kundërta për futbollistët vendas, të cilës shfaqën lojë cilësore, angazhuese dhe me meritë mposhtën rivalët nga kryeqendra.

Ishin bardhekaltrit që mbisundonin në pjesën e parë duke mbajtur topin më gjatë dhe duke mbajtur kundërshtarin në pjesën e vetë, por assesi të gjendej rruga drejt portës. Ndërsa vendasit mirë pozicionoheshin, dhe pas Eminhazirit që shënoi dy gola, me futbollistin mbase më të mirë në ndeshje, Armend Thaqi, konstant rrezikon nga krahu i djathtë.

Në minutën e 32-të pas një ndërhyrje të pakontrolluar, ndëshkohet më rënd se që duhet me karton të kuq, Bashiru, por që u inkuadrua Dumani në vend të tij.

Pesë minuta më vonë (35’), Eminhaziri bukur pranon pasim mbrapa shpinës së mbrojtjes mysafire dhe e vendos pa problem topin në rrjetë.

Pjesa e dytë dha raste më të shumta për mysafirët, por që vendasit sërish shënuan pas gjeturisë dhe kalimit të  Armend Thaqit qe gjuajti drejt portës, e portieri Muqiqi nuk ia doli të ndalte këtë top dhe nga e majta Eminhazirit topi i erdhi si dhuratë duke shënuar për rezultatin final - 2:0 (63’).

Futbollistët prishtinas nuk duhet të harrojnë këtë ndeshje dhe duhet nxjerrë sa më parë mësimet prej saj.

Miqësore:

Gjilani - Prishtina 2:0 (1:0)

Golashënues: Isa Eminhazhiri 37’, 63’

Shikues: 200

Gjilani (4-2-3-1): Donat Kaçiu - Armend Thaqi, Ergon Hyseni, Leutrim Bekteshi, Fisnik Papuqi - Filonit Shaqiri, Zgjim Mustafa - Gëzim Rusi, Dijar Mustafa, Fatih Karahoda - Isa Eminhazhiri. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë. Kryetrajner: Arbnor Morina.

Prishtina (4-3-3): Visar Bekaj (Alban Muqiqi - 46’ - Laurit Behluli - 82’) - Lorik Maxhuni (Përparim Osmani - 52’), Armend Dallku, Debatik Curri (Agon Xhaka - 75’) - Diar Miftaraj (Lorik Boshnjaku - 52’), Drashko Bozhoviç (Basit Abdul Khalid - 65’), Gauthier Mankenda (Ergyn Ahmeti - 52’) - Liridon Fetahaj (Bleon Sekiraqa - 52’), Mentor Mazrekaj (Kastriot Selmani - 52’), Ahmed Januzi (Arbër Hoxha - 52’). Kryetrajner: Arsim Thaqi.